“As një fëmijë s’di të gënjesh ti?” Lira Gjika: Një nga gjërat më të këqija që mund t’i thuhet një nëne

0 0

Shumë njerëz mendojnë se fëmijët nuk janë në gjendje të kuptojnë shpjegimet e të rriturve, ndaj mënyra më e mirë për t’i trajtuar është duke u thënë gënjeshtra. Në fakt, ky besim është totalisht i gabuar dhe pediatrja Lira Gjika ngre zërin fort kundër këtij fenomeni dhe atyre që nxisin prindërit të gënjejnë fëmijën. Në një reagim në Facebook ajo e quan këtë një nga gjërat më të këqija që dikush mund të bëjë dhe jep argumentet e saj për këtë.

“Po as të gënjesh një fëmijë nuk di ti?”, i drejtohen shpesh nënës se re, duke filluar që nga nëna e saj, kur nuk arrin të qetësojë fëmijën menjëherë. Kjo shprehje që vazhdon të mbretërojë në trajtimin e nënave të reja, që i ngatërron ato në fillimet e mëmësisë për të bërë më të mirën, është një nga problemet më serioze të edukimit tonë.

Trysnia e rëndë që i ushtrohet nënës së re, duke e bërë të ndihet e paaftë, si dhe nxitja për të mos bërë më të mirën, është një problem që duhet marrë shumë seriozisht. Asnjë njeri nuk i shpëton dot fëmijërisë thonë shkencëtarët. Sot shkenca argumenton me fakte të shumta se çfarë efekti të fuqishëm ka fëmijëria te njeriu dhe sa e vështirë është të shpëtosh nga një rritje e keqe.

Emocionet zhvillohen përpara vetëdijes. Ato organizohen e zhvillohen në fëmijëri dhe kur nëna e gënjen, fëmija zhvillon ndjesitë e dyshimit dhe të mosbesimit, të cilat instalohen dhe pengojnë rrugët e zhvillimit dhe të menaxhimit të psihës, mendjes dhe vetëdijes. Ne të gjithë mund të kujtojmë situata të ndryshme ku kemi reaguar emocionalisht. Kujtoni shprehjen “mu errën sytë”, nuk pyes unë kur nxehem”, “më iku mëndja”. Në situata të tilla na është dashur kohë të mbledhim veten dhe të bëjmë gjënë e duhur.

Të nxitësh një nënë që të gënjejë fëmijën e vet dhe për më keq, ta fyesh atë, kur nuk e bën, kjo është një gjë shumë e keqe që mund të bëjë një njeri ndaj një njeriu. Kjo mënyrë të sjelluri e njerzve të ndryshëm ndaj një nëne, lë pasoja, pengon nënën në mëmësi dhe fëmijës i ndrydhet zhvillimi dhe fuqizimi i vetëdijes dhe njerëzores.

Nëse nëna gënjen fëmijën, ajo padashur i ka mësuar se e vetja nuk ekziston. Do të thoni “pse” sepse është nëna që me dashurinë e saj e nxit fëmijën të besojë te vetja dhe se vetja është gjëja më e rëndësishme. Kur gënjen nëna, fëmija kupton që ai nuk vlen, se edhe nëna e ka bezdi dhe, e vërteta nuk ka vlerë. Nëna, mos dëgjoni ata që ju flasin në këtë mënyrë, qoftë kjo edhe nëna juaj. Sa harxhoni kohën duke sajuar gënjeshtra, harxhojeni kohën duke gjetur mënyrën si të thoni sa më qartë për fëmijën të vërtetën.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X