Artikull i Sponsorizuar/ Testi NIFTY – Jo abortit, por njohuri për shëndetin e foshnjave të palindura

0 0

Me dëshirën që të dinë sa më shumë për shëndetin e fëmijëve të tyre, gjithnjë e më shumë prindërit e ardhshëm vendosin të bëjnë testin jonivaziv prenatal – NIFTY.

Me siguri mund të saktësojmë se aplikimi i teknologjisë së sekuencimit të ADN-së në praktikën e përditshme klinike është përparim i mjekësisë dhe një kthesë në diagnostikën prenatale.

Testi joinaziv prenatal-NIFTY sjell njohuri për shëndetin e foshnjës së palindur e me ketë edhe heqjen e brengave për gruan shtatzënë, prindërit e ardhshëm dhe mjekun. Sot shumica e nënave të reja dhe shtatzënat janë të njohura me testin NIFTY që në fazat e para të shtatzënisë, saktësisht që nga java e 10-të e shtatzënisë, moment kur mund të zbulojnë praninë e anomalive kromozomale te foshnja. Anomalitë kromozomale, respektivisht çrregullimet kromozomale, janë shpesh shkak i abortit, ose te foshnjat e lindura shkaktojnë pak ose shumë parregullsi gjatë zhvillimit. Çrregullimi më i shpeshtë kromozomal para lindjes është trisomia kromozomale e çiftit 21, e njohur si Down Sindrom. Personat me Sindromën Down kanë tre, në vend të dy kromozomeve në çiftin 21, duke shkaktuar pak ose shumë vështirësi në zhvillimin trupor dhe intelektual.

Testi NIFTY në tërësi është i parrezikshëm si për gruan shtatzënë ashtu edhe për foshnjën, ndërsa për analizen është e nevojshme vetëm një epruvetë gjak nga shtatzëna, njësoj si analizat standarde.
Gjatë shtatzënisë, në gjakun e shtatzënës gjenden fragmente ekstracelulare të ADN-së, të cilat vijnë si nga shtatzëna ashtu edhe nga fetusi. ADN-ja ekstracelulare izolohet nga mostra e gjakut e pastaj analizohet me teknologjinë më të avancuar të sekuencimit të ADN-së, në mënyrë që të zbulohet nëse te fetusi ka çrregullime kromozomale. Testi NIFTY mund të zbulojë të gjitha çrregullimet e mundshme kromozomale klinikisht relevante: tri trisomitë më të shpeshta Down, Edwards dhe Patau, pastaj 4 çrregullime të kromozomeve të gjinisë, disa mikrodelecione, trisomitë te kromozomeve 9, 16 dhe 22, si dhe është e mundur të përcaktojë edhe gjininë e foshnjës.

Zbulo gjinine Nifty test

Me dëshirën që të dinë sa më shumë për foshnjën e tyre të palindur ende, shumë prej prindërve të ardhshëm e bëjnë testin joinnaziv prenatal NIFTY, i cili, krahasuar me testet standarde ka një saktësi prej më shumë se 99%, dhe shumë pak përqindje të rezultateve të rreme pozitive (< 0.05%) dhe me siguri të plotë zbulon praninë e çrregullimeve të caktuara kromozomale.

Në disa vende evropiane (p.sh. Austri), përqindja e grave që janë tashmë në shtatzëninë e hershme që vendosin ta bëjnë një test para lindjes për çrregullimet më të shpeshta kromozomale është shumë e lartë (mbi 85%). Sipas të dhënave nga Zyra e Statistikave të Bashkimit Evropian (Eurostat), përqindja e aborteve në këto vende nuk është më e lartë se në vendet ku gratë nuk zgjedhin ta bëjnë këtë test para lindjes. Për shembull, Austria është një nga vendet me përqindjen më të ulët të ndërprerjeve të shtatzënisë së dëshiruar.

Rëndësia e testit NIFTY e ka njohur edhe ofertën e saj si shërbim shumë cilësor, duke e radhitur atë si shërbim në pjesën më të madhe të klinikave gjinekologjike në Shqipëri. Karakteristika më e rëndësishme e testit është saktësia e tij e jashtëzakonshme, mbi 99% dhe duke qenë i parrezikshëm për shtatzënën dhe foshnjën, testi NIFTY mund të zbulojë çrregullimet më të shpeshta dhe më të rëndësishme kromozomale.

Me aplikimin e testit NIFTY si test standard ekzaminues për kromozomopatitë, është një numër i vogël i shtatzënave të cilat u janë nënshtruar procedurave diagnostike invazive, siç janë amniocenteza dhe biopsia e vileve koriale, dhe kështu testi NIFTY dukshëm kontribuon në zvogëlimit e aborteve që janë pasojë e procedurave diagnostike invazive të panevojshme, po ashtu e zvogëlon infektimin dhe komplikimet e ndryshme në shtatzani.

Testi NIFTY është testi numër 1 në botë, duke i falënderuar gratë shtatzëna, të cilat e kanë aplikuar këtë test si zgjidhja më e mirë për ato dhe foshnjën e tyre, ende të palindur. Testin NIFTY deri më tani e kanë bërë më shumë se 3 milionë shtatzëna në botë. Me testin NIFTY prindërit e ardhshëm marrin informacione shumë të besueshme për shëndetin e foshnjës së tyre të palindur, si dhe u mundëson që në rast të ndonjë çrregullimi kromozomal, të përgatiten për lindjen e foshnjës me probleme fizike dhe intelektuale, në mënyrë që të hulumtojnë mbi mundësitë e mjekimit me terapi që e ofron mjekësia moderne sot.

Për më shumë informacion, si edhe për çmimet e testit NIFTY, vizitoni faqen www.niftytest.al dhe sigurisht mund të kontaktoni përfaqësuesit për Shqipërinë dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni.

Lexoni edhe: Artikull i Sponsorizuar/ NIFTY TEST: Kur është koha e me e mire per te pasur shtatzaninë e parë?

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X