Artikull i Sponsorizuar/ Procedura e Testit Nifty: pa frikë, pa dhimbje

0 0

Testin Nifty e kanë bërë gati 5.000.000 shtatzëna në gjithë botën, asnjëra nuk ka pasur shqetësime apo risk. Testi Nifty kryhet shumë thjeshtë me marrjen e gjakut nga vena – veprim i njëjtë sikurse merret gjaku për analiza laboratorike.

Si mund ta bëj testin Nifty?

Fillimisht duhet të porositni. Në Shqiperië janë të disponueshëm partnerët tanë në gjithë vendin, listën e tyre mund ta gjeni në linkun: https://niftytest.al/al/ku-ato-mund-te-testohen/al

Nëse klinika që ju ndiqni shtatzaninë nuk është në listë, mund të kontaktoni me mjekun me të cilin ndiqni shtatzaninë ose specialistët tanë në numrin e kontaktit që mund ta gjeni lehtesisht në web faqen zyrtare e Nifty test Albania. Për të kryer testin Nifty duhet të keni mbushur 10 javë të shtatzanisë dhe mbas kësaj periudhe mund ta kryeni testin kur dëshironi.

Me ardhjen në klinikë fillimisht do të takoheni me specialistin që do të përgjigjet të gjitha pyetjeve tuaja, dhe do t’ju shpjegoj rëndësinë e testit Nifty. Do të firmosni dokumentacionin e duhur dhe do t’iu drejtojë të marrja e gjakut.

Sa zgjat procedura?

Infermierja ju merr 10 ml gjak nga vena si një analize rutinë gjaku. Në gjakun tuaj gjendet edhe ADN e foshnjës tuaj. Procedura zgjat vetëm disa minuta. Epruveta me kujdes paketohet në kitin e krijuar enkas për testin Nifty, në të cilin është numri i juaj identifikues, mostra e gjakut të njëjtën ditë dërgohet në laborator ku bëhet analiza e ADN.

Kur do t’i marr rezultatet?

Testi Nifty është i shpejtë dhe pa dhimbje, rezultatet janë të gatshme për 6-8 ditë. Për to do t’ju njoftoj specialisti ose gjinekologu me të cilin ndiqni shtatzaninë, mjeku do t’ju shpjegojë nëse ekziston rreziku që foshnja e juaj të ketë ndonjë parregullsi kromozomale. Rezultatet e testit Nifty mund t’i merrni edhe me postë.

Për një pasqyrë më të qartë për realizimin e testit Nifty, mund të shikoni një video të shkurtër.

Për më shumë informacion, si edhe për çmimet e testit NIFTYvizitoni faqen niftytest.alprofilin në Instagram nifty_test_albaniallogarinë në Facebook Nifty test Albania dhe sigurisht mund të kontaktoni përfaqësuesit për Shqipërinë: +355686077644 dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni.



Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Gjinekologia Isufaj: Teknologjia e fundit...

Gjinekologia Dr. Tefta Isufaj ka thënë se teknologjia e fundit po mundëson diagnostikimin pa rrezik aborti të çrregullimeve tek gratë shtatzëna. Diagnostikimi i çrregullimeve kromozomale mundësohet nga Testi NIFTY Plus...

Niset për në spital, nëna...

Lindja para derës së shtëpisë Nuk kishte kohë për të hipur në makinë për të shkuar në spital. Kështu lindi Marta, 43 vjeçe, para derës së shtëpisë së saj. Ndodhi...

Çfarë të zgjedhim: Testin Nifty...

Shtatzënia, si një pritje e lumtur përfshin edhe vendime të mëdha, në mesin e të cilave bën pjesë edhe zgjedhja e kontrolleve dhe kryerja e testeve prenatale. Që t’ua lehtësojmë...

Të vjellat në shtatzani, pse...

Të përzierat e të vjellat konsiderohen simptoma tipike e shtatzënisë (rreth 80% e grave vuajnë), që zakonisht tenton të vazhdojë për tre muajt e parë dhe pastaj (përveç rasteve të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X