Artikull i Sponsorizuar/ Nifty test: Rruga drejt një ëndrre pa brenga

0 0

Në të dy rastet kur e kam lexuar rezultatin e testit të shtatzënisë që ishte pozitiv, e mora disi me rezerva. Të gjithë të frikësojnë se ende ekziston mundësia që diçka do të shkojë keq. Por kur në Google e shkruani atë “DIÇKA”, të bombardojnë me një mal informacionesh prej të cilave disponimi i mirë zbehet.

Qysh me Xhulian, gjatë kontrollit të translucencës nuhale më kanë përmendur se ekziston testi NIFTY, test jo-invaziv kromozomal prenatal që mund të zbulojë një spektër të plotë të sëmundjeve kromozomale, duke përfshirë edhe sindromën Down, si dhe mund të zbulojë gjininë e fëmijës.

Megjithatë, lidhur me atë mundësi asokohe nuk kishim vendosur ende. Pse? Sinqerisht, nuk më është dukur se kisha nevojë për këtë lloj testi, pasi përveç tjerash madhësia e translucencës nuhale kishte qenë normale.

Për fat të mirë, gjithçka shkoi mirë, por ndërkohë dëgjova rrëfime nga nënat e tjera ku translucenca nuhale ka qenë në kufijtë e normales, megjithatë i kishin lindur fëmijët me vështirësi të ndryshme.

Kjo në të vërtetë ishte edhe arsyeja që gjatë shtatzënisë së dytë vendosëm ta provojmë testin NIFTY. Dëshironim që të planifikojmë të ardhmen tonë me kujdes dhe sa më parë ta ndajmë lajmin e lumtur. NIFTY më ka bindur që është jo-invaziv, pa rrezik për abort, 99% i besueshëm dhe mund ta bëni në javën e 10-të të shtatzënisë.

 

nifty test ne shqiperi

 

Si funskionon në të vërtetë funksionon e gjitha kjo?

Shumë lehtë. Shkova për kontroll tek gjinekologia, ku më shpjegoi tërë procedurën. Fillimisht e kemi bërë ultrazërin, ku i kam ndjerë goditjet e këmbëve dhe duarve të vogla, kurse pas kësaj më morën një epruvetë me gjak dhe e dërguan në laborator për të kryer analizat. Ndoshta nuk e dini por i frikësohem shumë gjilpërave, megjithatë kësaj radhe nxjerrja e gjakut ka qenë shumë e shpejtë dhe elegante, sa që pothuajse nuk e kam ndjerë fare. Pjesa më e vështirë është pritja e rezultateve, ku brenda javës pranoni një telefonatë nga mjeku juaj i cili zbulon fatin dhe gjininë e një krijese të palindur, dhe ndjenja kur e dini që fëmija juaj është në rregull është diçka e papërshkrueshme! 

Gjatë shtatzënisë time të parë dëshiroja ta kisha një vajzë, dhe praktikisht kam qenë psikisht e përgatitur për të mos treguar “zhgënjim” nëse me thonë se është djalë (e di, jam e tmerrshme, por shpeshherë të gjithë mund të kemi preferenca). 🙂 Kësaj radhe, sinqerisht situata ka qenë krejtësisht e njëjtë por me një preferencë ndryshe. Nëse është vajzë atëherë Xhulia do ta ketë mikeshën e saj më të mirë, e ne do t’i shfrytëzojmë së bashku të gjitha gjërat, kurse nëse është djalë gëzimi nuk do të ketë fund.

Atë javë kisha kohë të mendoja për prioritetet… nuk ka rëndësi nëse është djalë apo vajzë, e rëndësishme është që gjithçka të jetë në rregull dhe fëmija të jetë i shëndetshëm!
Në fund të fundit, testi NIFTY nuk është vetëm test laboratorik, por një rrugë për shtatzëni të qetë dhe një ëndërr pa brenga.

Për më shumë informacion, si edhe për çmimet e testit NIFTY, vizitoni faqen www.niftytest.al dhe sigurisht mund të kontaktoni përfaqësuesit për Shqipërinë dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni.

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X