Artikull i Sponsorizuar/ Nifty test| Rrëfimi i nënës: Translucenca Nuhale apo frika nga më e keqja

0 0

“Shtatzënia do të duhej të ishte një nga periudhat më të mira të jetës, të mbushura me pritje, gëzim dhe lumturi, megjithatë të gjitha këto tek unë kanë munguar qysh në javët e para të shtatzënisë. Rezultatet e matjes së translucencës nuhale kanë treguar rritje të mundësisë së rrezikut të sëmundjeve kromozomale që më ka mërzitur shumë”, ka deklaruar Suzana (34 vjeçare).

Dihet që mesatarja e shtatzënave pas moshës 30 vjeç bartin në vete rrezikun më të madh për rrjedhën dhe rezultatin e shtatzanisë.

Një përvojë të tillë e kishte përjetuar bashkëbiseduesja jonë Suzana, e cila na tregoi se javët e para të shtatzënisë kanë qenë me më së shumti stres.

“Kur i pashë dy vijat në testin e shtatzënisë, kam qarë nga gëzimi. Pas nëntë viteve të gjata, mua dhe partnerit tim më në fund na është realizuar dëshira të behemi prinder dhe lumturinë që asokohe e kam përjetuar nuk mund ta përshkruaj. Shumë shpejt e caktova takimin e parë për kontroll tek gjinekologia, kurse qysh në javën e 12 të shtatzënisë jam këshilluar t’i nënshtrohem kontrollit të translucencës nuhale”.

Kontrolli i translucencës nuhale zakonisht kryhet në periudhën mes javës së 11 dhe 13 të shtatzënisë, kurse rezultatet e këtij kontrolli na japin informacionet e duhura rreth mundësisë së ndonjë anomalie gjenetike të fëmijës, në veçanti anomalive të zemrës dhe sindromës Down. Në rast të rritjes së translucencës nuhale preferohet kryerja e testeve shtesë prenatale – zgjedhja është mes invavazives dhe jo-invazives. Për realizimin e metodës invavize, si për shembull amniocenteza, nevojitet të depërtohet me gjilpërë me metodë invazive në zgavrën e barkut të shtatzënës dhe të merret mostra e ujit amnional afer foshnjës për të kryer analizat, një metodë e tillë bart në vetvete rrezik më të madh për abort, infeksione, gjakderdhje apo vështirësi tjera gjatë shtatzënisë.

Në anën tjetër, testet jo invazive (NIFTY) janë të sigurta si për shtatzënën ashtu edhe për fëmijën, pasi ky test mund të realizohet vetëm me marrjen e 10 ml gjak venoz të shtatzënës dhe kështu nuk paraqesin kurrfarë rreziku.

“Duke i pasur parasysh të gjitha përparësitë dhe mangësitë e dy testeve, kam vendosur për testin jo-invaziv NIFTY. Gjinekologia ime më ka këshilluar për testin NIFTY, pasi është testi më i kompletuar tek ne dhe bëhet shumë herët, qysh në javën e 10-të të shtatzënisë, dhe ajo çfarë ka qenë më e rëndësishme për mua, ishte të isha dhe të jem plotësisht e sigurt dhe që rezultatet do të jenë të gatshme brenda periudhës nga 6 deri në 8 ditë. Asokohe më është dukur çdo ditë jashtëzakonisht e gjatë…”

NIFTY është testi më i kompletuar jo-invaziv prenatal në botë, deri më tani e kanë bërë më shumë se tre milionë shtatzëna. Është më i besueshmi në treg, saktësia e tij është 99%, për çka edhe e rekomandojnë gjinekologët në më shumë se 50 shtete të botës.

nifty test

Testin NIFTY e bëra tek gjinekologia ime, e gjithë procedura ka qenë e përfunduar në afat prej 5 minutave. E kam nënshkruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, më pas më kanë nxjerr gjakun nga vena, si çdo analizë e rëndomtë laboratorike. Në atë moment nuk ka qenë asgjë me rëndësi për mua, përveç shëndetit të fëmijës tim. Jo vetëm për realizimin e dëshirës së përhershme që të bëhem nënë, por edhe nga fakti se në trupin tim po rreh një zemër e re. Po krijohet një jetë e re, dhe do të jepja gjithçka që foshnja ime të jetë e shëndetshme dhe shtatzënia e qetë”.

Testi NIFTY është i dedikuar për të gjitha gratë shtatzëna, pavarësisht moshës dhe arsyes të cilën duan ta realizojnë.

Shumica dërrmuese e prindërve të ardhshëm kanë si synim vendimtar, që të konfirmojnë se me foshnjën e tyre është gjithçka në rregull dhe që ta kalojnë sa më qetësisht pjesën tjetër të shtatzënisë, ndërkohë të përgatiten për ardhjen e anëtarit të ri në familje. Testi NIFTY mund të bëhet që në fillim të javës së 10 të shtatzënisë, dhe të gjithë prindërit kuriozë mund ta zbulojnë edhe gjininë e fëmijës.

“Shqetësimi im, frika dhe lotët mu fshinë kur gjinekologia më telefonoi 7 ditë pas nxjerrjes së gjakut. “Dua t’ju informojë që gjasat që vajza e juaj të ketë çrregullime kromozomale janë shumë shumë të vogla. Gjithçka do të jetë në rregull!”, tha ajo. Në atë moment mu mbushën sytë me lot, dhe ndjeva se pas atyre ditëve të vështira u mbusha sërish me shpresë. Pra, është një vajzë? Fillova të qesh dhe qaj nga gëzimi, kurse edhe gjinekologia filloi të qeshë me mua, dhe ndjeva energjinë pozitive që e fitova nga ky komunikim. Jam e lumtur që e kam bërë testin NIFTY, që brenda pak ditëve mësova kaq shumë për shëndetin e fëmijës tim. Shtatzaninë tani do ta përjetoj më lehtë e më qetë dhe sigurisht do të përgatitem për një kapitull të ri i cili është padyshim shumë i rëndësishëm në jetën time”.

Për më shumë informacion, si edhe për çmimet e testit NIFTY, vizitoni faqen www.niftytest.al dhe sigurisht mund të kontaktoni përfaqësuesit për Shqipërinë dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X