Artikull i Sponsorizuar/ NIFTY TEST: Kur është koha e me e mire per te pasur shtatzaninë e parë?

0 0

Cila është mosha më e mirë për të pasur fëmijën e parë?

Edhe pse sot është një sfidë e vërtetë për t’iu përgjigjur pyetjes se kur është koha më e mirë për të pasur fëmijën e parë, pasi faktorët të cilët ndikojnë janë të shumtë duke filluar nga faktorët profesional, social, ekonomik, shëndëtësor etj, fakti është se për nga pikëpamja shëndetësore, shtatzënia e parë është më së miri të jetë para moshës 30-vjeçare.

Edhe pse gjinekologët rekomandojnë që në bazë të kritereve mjekësore dhe biologjike është mirë të vendoset për shtatzëninë e parë para moshës 30-vjeçare, në botë po bëhet trend për lindje më të vonshme të fëmijës së parë.

Një arsye pse rekomandohen lindjet më të hershme është fakti se rreziku i lindjes së fëmijës me çrregullime kromozomale rritet me rritjen e moshës maternale. Rreziku është më i vogël te femrat nën moshën 25-vjeçare dhe ngadalë fillon të rritet mes 25 dhe 30 vjet. Pas moshës 35-vjeçare, rreziku rritet ndjeshëm dhe gratë shtatzënë pas moshës 35-vjeçare futen në grupin e grave shtatzënë të cilat, përveç rrezikut të rritur për çrregullime kromozomale, gjithashtu kanë më shumë shanse për ndeshur komplikime të ndryshme gjatë shtatzënisë dhe lindjes.

Gjithashtu dihet se mundësia e konceptimit spontan pas moshës 35-vjeçare ulet në mënyrë të konsiderueshme, çka do të thotë se një numër i madh i grave në moshën mbi 35 vjet vendosin të bëjnë IVF (ang. In Vitro Fertillization). Për më tepër, statistikat tregojnë se shtatzënitë e grave më në moshë kanë rrezik më të madh të abortit spontan, por gjithashtu edhe komplikime sikurse variacione të tensionit të gjakut, trombozë të venave të thella, diabet gjestacional dhe lindje të parakohshme.

Kësisoj, rekomandohet që për të gjitha gratë shtatzënë mbi moshen 35 vjec por edhe më të reja që futen në grupin e rrezikut të lartë, që të bëjnë teste shtesë dhe teste që tregojnë me probabilitet të lartë nëse foshnja është e shëndetshme apo jo.

Nifty test ne Shqiperi

Një nga testimet më të mira dhe më të sigurta konsiderohet të jetë NIFTY testi, i cili në një mënyrë shumë të thjeshtë tregon rrezikun për prezencë të çrregullimeve më të zakonshme kromozomale të fetusit dhe mund të realizohet që nga java e 10-të e shtatzënisë. NIFTY është një test jo-invaziv çka do të thotë se nuk përfshin penetrimin në trupin e gruas shtatzënë, por është një procedurë e thjeshtë standarde e marrjes së gjakut të gruas shtatzënë, aty ku ndodhet ADN-ja fetale.

Një mostër gjaku pastaj dërgohet në laboratorin me saktësinë më të madhe se 99 % në përcaktimin e rrezikut që fetusi ka disa prej çrregullimeve më të zakonshme kromozomale. Në këtë mënyrë, prindërit e ardhshëm mund të përgatiten për lindjen eventuale të bebes me çrregullime kromozomale, sikurse që mund të fitojnë kohë për të zbuluar terapitë dhe trajtimet e mundshme që ofron mjekësia bashkëkohore për një çrregullim specifik.

Deri më sot, NIFTY testin  e kanë bërë më shumë se 3 milionë gra shtatzëna në gjithë botën, kështu duke shmangur procedurat diagnostike invazive për të diagnostifikuar çrregullimet kromozomale, që për arsye të invazivitetit të tyre ekziston rreziku i komplikimeve të ndryshme si infeksionet, gjakderdhja dhe plasja e ujit fertil dhe në 1-2% të rasteve fatkeqësisht vjen deri në abort spontan. Dallimi nga procedura invazive diagnostike, NIFTY testi , për arsye se është një mënyrë e thjeshtë e marrjes së një mostre gjaku, nuk paraqet ndonjë rrezik për beben e palindur ose për gruan shtatzënë dhe per rrjedhje është i përshtatshëm për secilën grua shtatzënë.

Në Shqipëri dhe në Kosovë, NIFTY testi  mund të bëhet në shumë klinika dhe poliklinika gjinekologjike dhe rezultatet e testit bëhen gati për 6-8 ditë pas marrjes së gjakut. NIFTY informon secilën grua shtatzënë që të dijë më shumë për shëndetin kromozomal të foshnjës së saj në një mënyrë të thjeshtë dhe pa rrezik.
Me
NIFTY testin, shtatzënia e qetë dhe e lumtur është e mundshme!

Për më shumë informacion për testin NIFTY , mund ta vizitoni faqen www.niftytest.al  dhe sigurisht të kontaktoni përfaqësuesit për Shqipërinë dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni.

Lexoni edhe: Artikull i Sponsorizuar/ Nifty test, pse gjinekologet mbeshteten tek ky test dhe sa eshte saktesia e rezultateve te tij?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X