Artikull i Sponsorizuar/ NIFTY| Kontrollet që duhet t’i kryeni tek mjeku sipas javëve të shtatzënisë

0 0

Shtatzania përveçse është një nga periudhat më magjike dhe më të rëndësishme të jetës së një gruaje, ajo është edhë një nga fazat ku përkushtimi, ndërgjegjësimi dhe qetësia duhet të mbizotërojnë për të ndikuar në mbarëvajtjen e saj. Më poshtë do të informoheni në lidhje me disa nga kontrollet kryesore që duhet të kryeni gjatë javëve të ndryshme të shtatzanisë.

3-8 javë: Kjo është periudha kur kryesisht gratë e kanë bërë testin e shtatzanisë që ka treguar plusin magjik apo dy vijat. Është çasti i duhur që t’i telefononi gjinekologut tuaj dhe të prenotoni ekzaminimin e parë.

8-12 javë: Në ekzaminimin e parë me ekon vaginale konstatohet nëse po zhvillohet shtatzënia brenda mitrës, nëse fetusi është gjallë (dëgjohen të rrahurat e zemrës), matet fetusi dhe bëhen llogaritjet paraprake për datën e lindjes. Në ekzaminimin e parë do ta merrni librezën e shtatzanisë që është dokument i nevojshëm dhe i detyrueshëm për secilën shtatzënë. Bëhen analizat laboratorike; te secila shtatzënë nevojitet të caktohet grupi i gjakut, faktori Rh , testi ICT dhe hemogrami, testi për sifilizin dhe toksoplamzozën. Pason analiza e urinës. Gjatë ekzaminimit të parë, gjinekologu shpjegon rëndësinë e acidit folik gjatë shtatzënisë, të ushqyerit shëndetshëm, aktiviteteve fizike dhe u jep informacione të tjera, të rëndësishme prindërve të ardhshëm.

10-14 javë: Brenda kësaj periudhe pritet morfologjia e hershme e fetusit dhe vlerësimi i rrezikut për parregullsi kromozomale – matja e translucencës nuhale. Bëhet edhe kontrolli me ultratinguj (eko), me të cilin vlerësohet zhvillimi i hershëm i fetusit dhe rreziku për sindromën Down dhe parregullsitë e tjera më të shpeshta kromozomale. Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e diagnozës së këtij kontrolli që është rreth 70%, shtatzënave u rekomandohet të bëjnë testin NIFTY. Bëhet fjalë për një test ne nivel ADN , qe realizohet thjesht pa rrezik per nenen dhe bebin, ku nga krahu i shtatzënës merret nje sasi gjaku vetem 10 ml, ashtu sikurse për analiza rutine laboratorike, dhe dërgohet për analizim. Rezultatet i merrni brenda disa ditëve me saktësi më të madhe se 99%. Testi është i sigurt dhe ju ofron një shtatzëni të qetë. Nëpërmjet tij mund të detektohen anomali të ndryshme kromozonike por gjithashtu mund të mësoni shume shpejt për gjininë e fëmijës.

Për të mësuar më shumë rreth Testit NIFTY Klikoni KËTU.

16-18 javë: Bëhet matja e peshës së shtatzënës, matet presioni i gjakut dhe regjistrohen ndryshimet që po ndodhin në trupin e saj. Dëgjohen të rrahurat e zemrës së fetusit, bëhet edhe kontrolli me ultratinguj (eko) për të parë zhvillimin e fetusit. Sipas nevojës mund të bëhet sërish analiza laboratorike e urinës. Gjatë çdo kontrolli plotësohet libreza e shtatzanisë dhe caktohet takimi i kontrollit të ardhshëm.

20-23 javë: Bëhet kontrolli me ultratinguj (eko) – vërehet me kujdes morfologjia e fetusit. Bëhet kontrolli i detajuar i të gjitha përbërjeve organike të fetusit ku edhe kontrollohet zhvillimi normal i tij. Në atë moment mund të ndryshojë dhe data e parashikuar e lindjes, nëse haset në pengesa në rritje në raport me vlerësimin e fillimit të shtatzënisë. Nëse ende vlerësohet se ekzistojnë ndryshime gjenetike propozohet testi NIFTY (nëse nuk është bërë në javët e para të shtatzanisë). Tek kontrollet me eko 3D/4D të morfologjisë verehet lëvizja e fetusit, mimika e fytyrës. Bëhen gjithashtu analiza laboratorike, gjaku komplet, dhe përsëritet testi i toksoplazmozës tek gratë që nuk e kanë kaluar.

26 javë: Bëhet analiza e glicemisë, një analizë e përgjithshme e gjakut si edhe analiza e urinës.

Java e 32-të: Zhvillohet ekografia dopler si edhe analiza e urinës. 

Në javën e 36: do të zhvillohet ekografia e fundit dhe një analizë e urinës.

Për më shumë informacion, si edhe për çmimet e testit NIFTYvizitoni faqen niftytest.alprofilin në Instagram nifty_test_albaniallogarinë në Facebook Nifty test Albania dhe sigurisht mund të kontaktoni përfaqësuesit për Shqipërinë: +355686077644 dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni.

Lexoni edhe: Artikull i Sponsorizuar| Çfarë ofron NIFTY si një test prenatal, dhe sa kushton?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X