Artikull i Sponsorizuar/ Nifty| Analiza që jep sigurine maksimale për shëndetin e foshnjës në barkun e nënës

0 0

Ke pritur aq shumë për ato dy vizat në testin e shtatzanisë? Një muaj apo dy? Tre vite? Ndoshta është shfaqur krejtësisht papritmas?

Sido që të ketë qenë, me siguri jemi të gjithë në një mendje se ndjenja që në në trupin tënd po rritet një jetë e re, është diçka e jashtëzakonshme…. Do të bësh gjithçka që atë mrekulli të vogël ta mbrosh, ta sigurosh dhe t’i ofrosh botën.

Nuk është asgjë e çuditshme që para çdo kontrolli gjinekologjik, je e entuziazmuar, e paduruar dhe në merak, nëse do të shkojë gjithçka në rregull, a është gjithçka ashtu siç duhet të jetë? Shumë gra, kur shtatzania është mbas të 35-tave, janë të ekspozuara ndaj frikës, të brengosura për shëndetin e foshnjës së tyre, e sidomos nëse në kontrollin e translucencës nuhale vërtetohet rreziku i shtuar dhe mundësia që foshnja të lindë me nje nga sëmundjet me të shpeshta gjenetike.

Kontrollin e translucencës nuhale e kalon çdo shtatzënë. Ky është kontrolli i parë “serioz” në shtatzëni, sepse aty shikohet nëse ekziston rreziku fetusi të ketë sindromën Down apo ndonjë çrregullim tjetër. Gjinekologu nëpërmjet ekografise barkut shikon fetusin, dhe po atë ditë dëgjon rrahjet e zemrës që janë tingulli më i ëmbël, i dëgjuar deri më sot. Kontrolli kryhet mes javës së 10 dhe 14-të të shtatzënisë.

Në rast se matja e translucencës nuhale tregon për mundësinë e ndonjë çrregullimi gjenetik, është e nevojshme të kryhen kontrolle të detajuara, pasi besueshmëria e translucencës nuhale është 60%, që do të thotë se për arsye të ndryshme mund të jepet rezultat i gabuar. Në rezultat gjithçka mund të ndikojë, pesha e tepërt trupore, lëvizja gjatë kontrollimit, pozicioni i fetusit gjatë kontrollit ose sasia e vogël e lengut amniotik.

Marrja e vendimit midis kontrollimit invaziv (për shembull amniocenteza) apo kontrollit joinvaziv (testi NIFTY) eshte vendimtar….

Dallimi mes zgjedhjes së parë dhe asaj të dytë është shumë i madh; veprimi invaziv do të thotë se marrja e mostrës nëpermjet trupit të nënës (më konkretisht merret lëngu amniotik nëpërmjet shiringave) e cila bart në vete rrezikun e abortit, gjakderdhjes, lindjes së parakohshme… ndërkohë mënyrat joinvazive janë shumë të sigurta për ty dhe foshnjën.

Pikërisht për shkak të këtij rreziku që bartin në vete veprimet invazive, shumica e prindërve vendosin për testin NIFTY, që është i sigurt dhe i thjeshtë. Shtatzënës i merret gjaku nga vena si një analizë rutinë gjaku, më pas mostra e gjakut dërgohet në laborator. Rezultatet që merren nga nëna shtatzënë në nje afat prej 6-8 ditë janë më shumë se 99% të besueshme, prandaj kjo është zgjedhja optimale dhe më e duhur pas kontrollimit të translucencës nuhale. Shumë prindër të ardhshëm vendosin për testin NIFTY edhe pse i kanë parametrat në rregull të translucencës nuhale, sepse duan të sigurohen dhe të kalojnë të qetë gjithe periudhën e shtatzanisë.

Nëse deshironi vërtet të bëni zgjedhjen më të sigurt, që nuk do të ketë ndikime negative tek ju apo tek foshnja, sigurisht që zgjedhja do të ishte një test në nivel ADN… dhe ky është testi NIFTY. Pa diskutim që gjendja emocionale e nënës gjatë shtatzanise është shumë e rëndësishme prandaj është detyra juaj nënë e dashur të krijoni nje ambient të sigurt për rritjen e shëndetshme të krijesës tuaj….

Për më shumë informacion, si edhe për çmimet e testit NIFTYvizitoni faqen niftytest.alprofilin në Instagram nifty_test_albaniallogarinë në Facebook Nifty test Albania dhe sigurisht mund të kontaktoni përfaqësuesit për Shqipërinë: +355686077644 dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X