Me cfare t’ia pergatisim purene bebit? Disa ide nga Holle

0 0

Ushqyerja e fëmijëve është padyshim një nga proceset që duhet t’i kushtojmë një rëndësi të jashtëzakonshme pas lindjes së bebit. Sigurisht që jemi të vetëdijshëm ­­për vështirësitë apo dilemat e shumta që nënat e reja ndeshin gjatë këtyre muajve. Për disa nga këto dilema, për fatin e mirë të nënave, është kujdesur edhe marka zviceriane Holle Bio Organic, e cila ofron një mori produktesh ushqimore cilësore, absolutisht BIO. Tashmë mbetet në dorën e mjekut tuaj për të studiuar ecurinë e fëmijës tuaj në mënyrë që të vendosë se cili është momenti më i përshtatshëm për fillimin e ushqimeve të para, më pas me gjithcka tjetër ju vjen në ndihmë Holle.

Por çfarë i bën kaq speciale puretë Holle?

Çdo pure Holle Organic Baby Porridge prodhohet me drithëra të plota të cilësisë më të lartë, ku secila prej tyre ka vlera unike ushqyese (vitamina, minerale, fibra), të cilat mundësojnë një regjim më të shumëllojshëm, më të shëndetshëm ushqimor.  

1- Pureja organike për bebe Meli

Kjo pure mund të përdoret pas muajit të 4-t të jetës. Dhe një nga karakteristikat kryesore të saj është se rrugullon jashtëqitjen e vogëlushit tuaj.

Gjithashtu kjo pure prodhohet vetëm nga një varietet i caktuar drithi.
Nuk përmban gluten, grurë dhe qumësht, gjë që eleminon mundësitë e reaksioneve alegjike që mund të pësojë vogëlushi juaj nëse është intolerant ndaj këtyre produkteve.

Receta e puresë Millet (Meli)

Mund të përgatitet me qumësht formule, qumësht gjiri ose qumesht të lëngshëm.

1. Përgatisim paraprakisht 100 ml qumësht formule dhe e lëmë të ftohet pak, më pas shtojmë afërsisht 5 lugë pluhur nga kutia.

2. Nesë e përgatisni me qumesht gjiri ose një qumësht tjetër të lëngshëm ju duhen 130 ml qumësht t’i përzieni me 4/5 lugë pure pluhur kutie. Sipas dëshirës mund t’i shtoni përzierjes lëng frutash të  freskëta ose pure frutash Holle.

holle purene bebit

2- Oriz bebesh

Pureja e përgatitur me orizin Holle mund të përdoret pasi fëmija të ketë mbushur 4 muajsh. Prodhohet nga një varietet i caktuar, nuk përmban gluten, grurë, dhe qumësht. Përvec këtyre vlerave, kjo pure ndihmon në ndalimin e diarresë tek fëmijët.

Përgatitja:

1- Përgatisim paraprakisht 150-170 ml qumësht formulë dhe e lëmë të ftohet pak, dhë pas kësaj shtojmë afërsisht 4-5 lugë pluhur miell orizi nga kutia.

Për më tepër shije, bazuar edhe në preferencat personale, mund të shtojmë edhe pure frutash.

oriz bebesh

3- Spelta

Konsumimi i kësaj pureje nga ana e vogëlushëve tuaj sugjerohet pas muajit të 6.
Ajo ndihmon në rregullimin e problemeve me jashtëqitjen. Përbehet nga një varietet drithi, spelta, përmban gluten por jo grure dhe qumësht.

Disa receta:

Pureja spelta ka qumësht në përbërje prandaj mund të përgatitet në dy mënyra:

1. Pure me qumësht
Në 150 – 200 ml qumësht (sipas dëshirës mund të jetë qumësht i lëngshëm ose qumësht formulë i pergatitur), shtojmë 4-5 lugë pluhur nga kutia me Spelta.

2. Pure pa qumesht
Ziejmë disa perime sipas deshirës (3/4 lloje perimesh te ndryshme) dhe në 150-200 ml lengu perimesh shtojmë 4-5 lugë pluhur nga kutia me Spelta. Pasi e perziejmë i shtojmë 1-2 lugë të vogla vaj organik Holle.

holle grure

4- Tëshërë e mbështjellë

Kjo pure mund te konsumohet pas muaji të 6 dhe ndihmon me rregullimin e problemeve me jashtëqitjen. Tërshëra e mbështjellë përmban vetëm një varietet drithi, gluten por nuk ka përmajtje gruri apo qumështi.

Receta:

1. Përgatisim paraprakisht 100 ml qumësht formule dhe e lëmë të ftohet pak , më pas shtojmë afërsisht 4-5 luge pluhur nga kutia.

Për më tepër shije mund ti shtojmë pure perimesh dhe 1 luge vaj organik.

2. Përgatisim paraprakisht 100 ml qumësht formule, më pas shtojmë afërsisht 4-5 luge pure, një lugë vaj, gjysmë kavanoz pule/vici, gjysmë kavanoz perimesh.

tershere holle

5-Bollgur

Bollguri mund të fillohet pas muajt të 6 dhe ndihmon me problemet e jashtëqitjes. Bollguri prodhohet vetëm nga një varietet drithi, përban gluten dhe nuk përmban qumësht.

bollgur holle

6- Miser me topikë

Kjo pure mund të konsumohet nga vogëlushët tuaj që në muajin e 4-t, ndihmon me rregullimin e problemeve me jashtëqitjen, prodhohet nga 2 lloje drithi (miser dhe tapiokë). Përmbajtja e saj nuk ka gluten apo qumësht.

9E7F1642-4DC4-4A72-82F2-35ED9C8BD8D6

7- TRE Drithërat

Fëmijët tuaj mund të fillojnë ta konsumojnë këtë pure pas muajit të 6. Kjo pure ndihmon me rregullimin e problemeve me jashtëqitjen dhe nuk përmban grurë, gluten apo qumësht.

3 drithera holle

8- Muesli për bebe

Kjo pure mund të konsumohet që nga muaj i 6, përmban gluten, fruta dhe  ndihmon me rregullimin e problemeve me jashtëqitjen. Kjo pure nuk ka qumësht në përbërien e saj.

holle grure

Drithërat e qumështit organik

  • Meli

Mund të fillohen që pas muajit të 4 dhe ndihmojnë në rregullimin e problemeve me jashtëqitjen. Këto drithëra prodhohen vetëm nga një varietet drithi dhe nuk përmbajnë grurë apo gluten.

Meli Qumesht organik

  • Grurë

Fillohen që pas muajit të 4 dhe ndihmojnë me rregullimin e problemeve me jashtëqitjen. Këto drithëra prodhohen vetëm nga një varietet drithi dhe përmbajnë gluten.

spelta (1)

  • Banane

Fillohen që nga muaji i 6 dhe ndihmojnë në ndalimin e diarresë. Këto drithëra prodhohen vetëm nga një drith i caktuar, përmbajnë fruta dhe gluten.

 

Pure frutash organike

  • Banane-Bollgur

Vogëlushët tuaj mund te fillojnë konsumimin e kësaj pureje që nga muaj i 6. Pureja prodhohet vetëm nga një lloj drithi i caktuar dhe ndihmojnë me rregullimin e problemeve me jashtëqitjen. Ajo përmban fruta dhe gluten por nuk përmban qumësht.

pure frutash banane bollgur

Pure perimesh organike

  • Kungull oriz misri

Kjo pure fillohet që nga muaj i 6 dhe për më tepër mund të ndihmojë në ndalimin e diarresë. Ajo nuk përmban grurë, gluten apo qumësht.

kungull oriz misri

Muesli organik për fëmijët

  • Multi-drithëra me kornflekse

Këto drithëra mund të konsumohen pas muajit të 10 dhe ndihmojnë me rregullimin e problemeve me jashtëqitjen. Ato nuk përmbajnë grurë, gluten apo qumësht.

multi drithera me kornflekse

  • Multi-drithëra me fruta

Multi-drithërat me fruta mund të konsumohen pas muajit të 10 dhe ndihmojnë me rregullimin e problemeve me jashtëqitjen. Ato janë të pasura me fruta por nuk përmbajnë grurë dhe gluten.

multi drithera me fruta

 

Prezantojani këto pure vogëlushëve tuaj dhe me pas lini cdo konsideratatë tek në HOLLE BABY ALBANIA.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X