Caj organik per bebe dhe nena

0 0

Gjatë javëve të para të jetës, tek bebi mund të shfaqen shqetësime të ndryshme, edhe pse pjesa më e madhe e tyre janë shumë normale, dhe sigurisht kalimtare.

Shqetësimet e barkut apo kolikat, të karakterizuara nga dhimbjet në zonën abdominale, por edhe nga të qarat e “dëshpëruara”, shpesh ndikojnë jo vetëm në gjendjen shëndetësore të fëmijës por edhe në ecurinë e përditshmërisë së nënës apo prindërve në përgjithësi. Për trajtimin e kolikave mund të ndiqen këshilla të ndryshme, sigurisht të sugjeruara ose të pranuara nga mjeku.

Por ndërkohë marka zviceriane Holle u vjen në ndihmë prindërve më produktet e tyre bimore, absolutisht organike.

Holle Organic Tea for Kids është një përzierje aromatike e bimëve. Përbërësit organikë të këtij produkti janë si më poshtë:

  • Kopër –> 40%
  • Anisë (glikanxo) –> 30%
  • Qimnon –> 20%
  • Kamomil –> 10%

Këta përbërës organikë të përzgjedhur me kujdes e bëjnë këtë produkt një çaj të natyrshëm dhe shumë të shijshëm për fëmijët dhe të rriturit gjithashtu. Këta përbërës vijnë nga bujqësia e çertifikuar organike.

caj holle

 

Një nga vetitë e shumta të dobishme të Çajit Organik Holle është se ky çaj ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve të trupit. Çaji për të rriturit mund të përdoret në mënyrë të sigurt edhe gjatë shtatzanisë, si edhe gjatë gjithë periudhës së rritjes së fëmijës për ta ndihmuar nënën që të përjetojë një përvojë sa më të suksesshme gjatë ushqyerjes me gji.

Kini parasysh se duhet të konsultoheni me mjekun për përdorimin (dhe sasitë) e tij nëse jeni duke konsumuar antibiotikë apo medikamente të tjera, pasi mund të ndikojë në uljen e efikasitetit apo rezultateve të medikamenteve!

Për më tepër infromacion rreth këtyre produkteve apo edhe për të lënë konsideratat tuaja, mund të kontaktoni në Instagramin e Holle Baby Albania dhe bioswiss.al  por edhe në Facebook Holle Baby Albaniatë cilët janë distributorët për këto produkte. 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X