Ushqyerja e fëmijës është një proces shumë i rëndësishëm por ndërkohë jo pak i thjeshtë, duke pasur parasysh stilin e jetës në ditët e sotme, ku përditshmëria gjithmonë e më tepër mbushet me angazhime të shumta.
Duke u mbështetur në studimet e shumta në lidhje me ushqyerjen e fëmijës, moshën ideale të fillimit të ushqimeve të ngurta, momentin kur një fëmijë mund të ushqehet vetë edhe pse në prani të prindërve, por edhe duke u bazuar në kërkesat që faktorë të ndryshëm të përditshmërisë i “privojnë” prindërve të sotëm, Holle Bio-Organic ofron 3 superprodukte që mund të bëhen pjesë e vakteve të ndërmjetme (mesvakteve) për fëmijët tuaj.
1- Patatinat “Crunchy Snack“ me përbërës kryesorë drithërat milet dhe mango, pa sheqer të shtuar.
Mosha e lejimit për përdorimin e fëmijëve është pasi vogëlushët tuaj të kenë mbushur 8 muajsh.
2- Biskotat Holle të pasura me drithëra, mollë, banane, pa sheqer të shtuar.
Fëmijët mund të fillojnë konsumimin e tyre pas muajit të 10 të jetës.
3- Vaferët Holle, edhe këta të pasur me drithëra, mollë, banane, pa sheqer të shtuar.
Përdorimi i tyre sugjerohet pasi fëmija të ketë mbushur 12 muajsh.
Për më tepër infromacion rreth këtyre produkteve, mund të kontaktoni në Instagramin e Holle Baby Albania dhe bioswiss.al por edhe në Facebook Holle Baby Albania.
Lexoni edhe: Spelta, karakteristikat, përfitimet shëndetësore dhe disa receta per bebin tuaj
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu