Që në javët e para të shtatzënisë çdo nënë e ardhshme ballafaqohet me teste të ndryshme prenatale, të cilët hulumtojnë nëse ekziston tek fëmija ndonjë parregullsi kromozomale.
Amniocenteza në të kaluarën ka qenë vendimi i parë i çdo shtatzëne, që ka dashur të jetë plotësisht e sigurt për sa i përket shëndetit të fëmijës së saj, megjithatë vitet e fundit, çdo herë e më shumë, gratë shtatzëna për të shmangur rreziqet e panevojshme, vendosin për zhvilluar testin joinvaziv prental NIFTY.
Amniocenteza në të vërtetë është veprim invaziv, i cili realizohet përmes sondës me ultratingull. Me gjilpërë veprohet në mitrën e shtatzënës dhe merret përafërsisht 15-20 ml ujë të fetusit, i nevojshëm për analizë. Kërkesa për natyrën e veprimit të amniocentezës në vetvete bart rreziqe të caktuara, me të cilat ballafaqohet shtatzëna gjatë shtatzënisë apo lindjes, e disa prej rreziqeve janë aborti, gjakderdhja apo infeksioni.
Për shkak të papërshtatshmërisë së veprimit dhe rrezikut që bart amniocenteza, çdo herë e më shumë prindër të ardhshëm vendosin për testin prenatal Nifty.
Testi Nifty në dallim nga amniocenteza, është test joinvaziv, që do të thotë që nuk kërkon hyrjen në trupin e shtatzënës dhe nuk sjell rreziqe shtesë për gruan shtatzënë apo foshnjën. Testi kryhet në mënyrë të thjeshtë, kryesisht me ekzaminime laboratorike me marrjen e 10 ml gjak nga vena e shtatzënës, që më pas dërgohet për analizë.
Gjatë shtatzënisë vetë ADN-ja e fetusit nga placenta qarkullon nëpër venat e nënës, kështu që në mënyrë të lehtë mund të analizohet ADN-ja e fetusit nga gjaku i nënës. Kontrollimin e gjendjes shëndetësore të foshnjës e kryejmë duke bërë analizën e ADN-së së lirë të fetusit dhe zbulojmë prezencën e numrit të madh apo të vogël të kromozomeve, me këtë metodë gjithashtu mund të përcaktojmë edhe gjininë e foshnjës.
Përparësia e testit NIFTY për dallim nga amniocenteza që mund ta bëjmë në mes të javës së 15-20 të shtatzënisë, NIFTY mund të bëhet që në javën e 10 të shtatzënisë dhe më pas. Gjithashtu koha e marrjes së rezultateve të testit Nifty është nga 6-8 ditë, derisa për rezultatet e amniocentezës mund të presim deri në 3 javë.
Testi NIFTY është gjithashtu më i besueshëm sa i përket matjes së translucencës nuhale dhe testit standard të dyfishtë (Double test), shkalla e rezultatit të rrejshëm (jo i vërtetë) pozitiv është më e vogël se 0,05%, ndërsa shkalla e zbulimit të sindromës Down është më e madhe se 99%. Testi NIFTY është lider në botë sa i përket testeve joinvazive prenatale, atë e rekomandojnë shtatzënat e kënaqura, nënat, si dhe mjekët në më shumë se 60 vende të botës.
Për më shumë informacion, si edhe për çmimet e testit NIFTY, vizitoni faqen niftytest.al, profilin në Instagram nifty_test_albania, llogarinë në Facebook Nifty test Albania dhe sigurisht mund të kontaktoni përfaqësuesit për Shqipërinë: +355686077644 dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni.
Lexoni edhe: Artikull i Sponsorizuar| Pse testi NIFTY njihet si testi më i mirë prenatal joinvaziv në botë?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu