Mirëpo për këtë ndikojnë gjëra të tjera. Mësoni këshilla për humbjen e peshës për nënat që qëndrojnë në shtëpi dhe zbuloni se si të trajtoni fryrjen.
Nëse humbja e peshës në përgjithësi nuk është mjaft e vështirë, pesha pas shtatzënisë mund të duket edhe më e ashpër për tu hequr. Ju jeni gjatë gjithë ditës duke bërë punët e shtëpisë, duke ndryshuar një pafund pelena dhe duke rregulluar gjëra të ndryshme por pesha e fituar thjesht nuk zhduket.
Çfarë po shkon gabim?
Nënat që qëndrojnë në shtëpi luftojnë me shumë gjëra të ndryshme dhe një nga këto “luftëra” është ajo me peshën, e cila është goxha e madhe. Por përpara se të hiqni dorë nga idea se duke ndenjur në shtëpi nuk dobësoheni dot ne ju ftojmë t’I hidhni një sy këtyre arsyeve që ndoshta nuk po ju lenë të hiqni peshën.
- Hani rastësisht. Si një nënë që qëndron në shtëpi ju mund të jeni gjatë gjithë kohës tepër të zëna dh eta keni të vështirë për të gjetur kohë dhe për t’u ulur që të hani ushqimet e duhura. Për këtë arsye mund të ndodhë që ju të hani shumë herë pa dashje dhe ushqime që ndoshta ju nxisin të shtoni peshë.
- Të hash ndërsa gatuan mund të jetë një nga kënaqësitë më të mëdha. Por duhet të kujtoheni që të ndaloni sidomos kur po gatuani ndonjë gjë që ka shumë kalori. Për shembull mund të ndodhë që të hani kur gatuani. Kujtohuni që herë pas here të konsumoni ndonjë frut ose arra për të shmangur ushqimet me më shumë yndyrna apo sheqerna.
- Hani çfarë hanë fëmijët. Fëmijët mund të djegin kalori mjaft shpejt pasi ata vrapojnë dhe luajnë gjatë gjithë kohës. Përpiquni që për veten dhe për bashkëshortin të gatuani ushqime që janë më të lehta për t’u tretur pasi fëmijët mund të duan të hanë makarona ose sanduiçe.
Një udhëzues për nënat në shtëpi të cilat duhet të stërviten dhe të humbin peshë.
Patatet e skuqura ose pak proshutë nuk janë ndonjë gjë e madhe për sa kohë që ju nuk e teproni. Nëse dëshironi të mbani nën kontroll peshën tuaj, përqendrohuni të opsione më të shëndetshme si patatet pure me salcë të ulët dhe pak yndyre dhe perime të shijshme vetëm me gjalpë.
Kontrolloni porcionet
Ushqimi i shëndetshëm ndonjëherë mund të mos jetë edhe aq I shëndetshëm nëse konsumoni shumë prej tij. Pra nëse e kuptoni që po mbi-konsumoni atëherë ndaloni. Kontrolloni porcionet që konsumoni për të mbajtur peshën nën kontroll. Në vend të një pjate ku keni grumbulluar shumë ushqim, konsumojeni këtë pjatë katër deri në pesë herë në ditë. Kjo nxit metabolizmin tuaj dhe e ndihmon trupin që ta tresë më mirë ushqimin.
Mbani veten të stimuluar
Ju mund të mos keni shumë kohë për të kënaqur hobit tuaja të preferuara ose të shkoni në një festë, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet ta mbani veten të stimuluar. Mërzia mund të çojë në ngrënie të tepruar që nga ana tjetër çon në shtim në peshë.
Stërvitja ndihmon në uljen e peshës. Edhe nëse nuk mund ta bësh atë në palestër për 30 minuta, mund të mjaftojnë 15 minuta ushtrime në shtëpi dhe pak vrap apo kërcime me litar. Thjesht përpiquni të mbani intensitetin e aktivitetit të lartë.
Mos u përqendroni vetëm në humbjen e peshës.
Përqendrohuni në udhëheqjen e një stili jetese të shëndetshme. Ushqimi i shëndetshëm, kontrollimi i porcioneve dhe ushtrimetmund t’ju sjellin rezultatin që dëshironi.
Lexo edhe: 7 Gjërat që nuk duhet të bëni pasi keni lindur
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu