Arsyet pse gratë fitojnë peshë pas martesës

0 0

Për çdo person martesa është fillimi i një kapitulli të ri të jetës së tyre. Ajo shënon fillimin e një udhëtimi të mrekullueshëm, i cili ndahet me partnerin e dashur. Zakonisht,  kjo është koha kur më në fund jetoni me partnerin nën të njëjtën çati dhe njiheni me një mënyrë të re jetese.

Martesa është një kapitull shumë i rëndësishëm në jetën e një gruaje, pasi ajo do të lerë gjithçka dhe do të shkojë të jetojë në një shtëpi tjetër, ku normalisht pritet të ngrejë diçka për t’jua trashëguar fëmijëve. Dhe, në mes të gjithë presionit  për t’u përshtatur në shtëpinë e re e për ta bërë atë të sajën, gruaja ka tendencë të fitojë peshë pas martesës.

Ky ndryshim në paraqitjet fizike mund të jetë për shkak të një sërë faktorësh.

Më poshtë ju tregojmë arsyet se përse ne gratë shtojmë në peshë kur martohemi:

1.Kujdesemi më shumë për veten para martesës. Para martesës , ne tentojmë të tregohemi të kujdesshme dhe më të ndërgjegjshme për trupin tonë dhe për veten. Përpiqemi të hamë shëndetshëm ose bëjmë ushtrime. Ose duke qenë se kemi më shumë kohë para martese bëjmë aktivitete të tilla si ecjet, kërcime, çiklizëm, kërcime etj. Por pas martesës jemi të prirura për të bërë pushim nga aktivitete të tilla.

2.Konsumojmë darka më të lehta para martesës. Kur je beqar dhe duhet të përgatisësh ushqim vetëm për veten, ti tenton të hash gjëra më të lehta sidomos në darkë, pasi je lodhur në punë gjatë ditës dhe nuk ke fuqi të gatuash për veten. Por kur martohesh ky model ngrënie pëson një ndryshim të madh. Pas dasmës ju filloni të bëni darka të shëndetshme për veten dhe partnerin. Kjo ndoshta është e vetmja kohë që shpenzohet me njëri-tjetrin në mënyrë paqësore.

3.Më shumë stress. Ndërsa hyni në një familje të re, ju tentoni të stresoheni më shumë në lidhje me jetën. Natyrisht që ju duhet pak kohë për t’u përshtatur me përgjegjësitë e reja që sjell martesa. Dhe, së bashku me stresin mund të përjetoni edhe përtaci, të ndiheni të lodhur fizikisht, ose mund të hani më shumë. E gjithë kjo mund të bëjë që pamja juaj fizike të ndryshojë pak.

4.Rehatoheni me trupin tuaj. Kur martohesh, është e vështirë të gjesh kohë për t’u kujdesur për veten. Dhe fakti që burri juaj i dashur ju do dhe ju adhuron për atë që jeni, e bën edhe më të vështirë të kujdeseni për pamjen tuaj. Pra, pa e kuptuar fare, ushqimi dhe përtacia mund të bëhen miqtë tuaj më të mirë.

5.Të bërit dashuri. A mund të pajtohemi për një gjë? Të bërit dashuri është forma e vetme e ushtrimeve që mund të bëni në këto ditë. Kënaqësia në intimitetin fizik mund t’ju lehtësojë dhe t’ju relaksojë plotësoisht. Kështu ju bën që të flini shumë shpejt gjumë, duke fituar edhe më shumë peshë.

Ky ndryshim i papritur në paraqitjen fizike ndoshta nuk do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Por, nëse e keni kuptuar këtë, filloni të punoni në balancimin e përgjegjësive tuaja duke i ekuilibruar  me qëllimet dhe arritjet personale. Mos harroni të doni veten dhe të besoni tek vetja juaj. Pa marrë parasysh se sa e zënë dhe plot tension mund të jetë dita juaj, duhet të caktoni një gjysmë ore dhe të bëni diçka për veten tuaj. Ju mund t’ia dilni 🙂

Lexo edhe: Ju nuk do te jeni me e njejta pas marteses






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X