Për shkak se ushqyerja me gji është një proces natyror, disa njerëz supozojnë se duhet të jetë e lehtë. Por nuk është gjithmonë kështu. Ushqyerja me gji e suksesshme zakonisht kërkon durim dhe shumë mësim.
Fotografja Tara Ruby e kupton këtë. Kështu që kur u punësua nga një nënë për të ndihmuar në festimin e ditëlindjes së parë të djalit të saj dhe arritjen e ushqyerjes me gji për një vit të plotë Ruby vendosi ta ideojë gjithçka në lidhje me qumështin e gjirit.
“Connor është një vjeç,” shkroi Ruby në një postim në Facebook duke ndarë dy nga imazhet. “Dymbëdhjetë muaj ushqyerje me gji, 12 muaj që nëna e tij kishte detyrë aktive dhe muaj e muaj pompimi. Pra, si e festojmë këtë? Tortë me qumësht gjiri dhe dush me qumësht! ”
Torta është bërë në mënyrë të shkëlqyeshme që të duket si një palë gjinj dhe në sfond janë kavanozë të mbushur me qumështin e gjirit të nënës.
Në imazhin e dytë është larja e Connor në një vaskë të mbushur me qumështin e gjirit të nënës.
Fotografia është befasuese. Por gjithashtu, le të jemi të sinqertë: Kushdo që ushqen fëmijën me gji e di se nevojtet shumë sakrificë e mund për të mbushur atë vaskë. “Çdo shishe përmbante qumështin e gjirit,” shpjegoi ajo në shkrimin mbi foto. Dhe larja e tij në fund ishte me qumështin e nënës.
Ruby njihet për fotografimin e pamjeve mahnitëse që shpesh bëhen virale.
Vitet e fundit a pasur një tendencë për të normalizuar ushqyerjen me gji. Edhe pse ka shtete që e mbrojnë me ligj ushqyerjen me gji në publik, ende shumë gra marrin komente negative dhe poshtëruese, kur e vetmja gjë që ato përpiqen të bëjnë është të ushqejnë fëmijën e tyre. Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon ushqyerjen me gji ekskluzivisht derisa foshnja të jetë së paku 6 muajsh dhe pastaj gradualisht të shtoni ushqime të ngurta ndërsa vazhdoni ta ushqeni me gji derisa fëmija të jetë një vjeç ose edhe më i madhe.
Pra, çdo gjë që mund të bëjmë për ta bërë ushqyerjen me gji më të lehtë dhe më të pranueshme është një gjë me të vërtetë e mirë.
Lexo edhe: Ushqyerja me gji ndihmon nënën të humbasë peshë
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu