Një rast tjetër i keqtrajtimit të fëmijëve është shënuar në një çerdhe fëmijësh. Këtë herë kanë përfunduar në pranga dy edukatore në Torino, të arrestuara me akuzën e keqtrajtimit të rëndë ndaj fëmijëve nga 3 muaj deri në 3 vjeç. Jo vetëm kaq: të dyja nuk do të kishin respektuar edhe rregullat e higjienës që një strukturë e tillë kërkon.
Historia
Dy edukatoret e arrestuara janë nëna dhe vajza, të cilat së bashku kanë menaxhuar një çerdhe në qendër të Torinos. Hetimet e kryera nga Shtabi i Policisë gjithashtu zbuluan se kishte më shumë fëmijë në çerdhe sesa lejonte rregullorja e ligji.
Mendohet se kjo ishte arsyeja që shtyu dy edukatoret të abuzojnë me fëmijët: ishin shumë, prandaj i lanë në një papafingo të paautorizuar pa ngrohje dhe pa ushqim. Në këtë mënyrë ata u sëmurën.
Hetimi i policisë u krye pas ankesës së disa punonjësve. E gjitha filloi në nëntor të vitit të kaluar, kur Skuadra e Policisë së Torinos filloi të konstatojë shumë parregullsi serioze në menaxhimin e çerdhes.
Justifikimi i edukatores
Pa pasur fare turp, një nga edukatoret e arrestuara është justifikuar: Gabimi im ishte që mendova për fëmijët e çerdhes sikur të ishin fëmijët e mi.
Lexo edhe: Prinderit te shokuar pasi hsohin videon, edukatorja i shkul floket 3-vjeçares/ FOTO/ VIDEO
Comments
Postime te ngjashme
- Shën Valentini kaloi, si ndryshon para dhe pas fëmijëve? ( 02/18/2019 )
- Rreziku nga pijet dietike për të cilin askush nuk flet ( 02/18/2019 )
- A duhet që prindërit t’i shoqërojnë fëmijët e tyre në ndeshje e lojra sportive? ( 02/17/2019 )
- Si ndikon kontakti me kafshët në imunitetin e fëmijëve? ( 02/17/2019 )
- Morra edhe në dimër, si të eleminojmë ngjitjen nga një fëmijë te tjetri ( 02/17/2019 )
- Të jesh modele me sindromën Down ( 02/17/2019 )
- Lindja e fëmijëve vë në rrezik shëndetin e zemrës së nënës ( 02/17/2019 )
- Para se t’i kërkoni divorcin partnerit lexoni këtë ( 02/16/2019 )
- Sa kohë duhet ta ushqej fëmijën me gji që ta mbroj nga vdekja e papritur? ( 02/15/2019 )
- Si të trajtojmë diarrenë në shtëpi? ( 02/15/2019 )
Pernenat ne rrjete sociale
Sondazh
Me te klikuarat
- Emra per vajza dhe emra per djem
- Horoskopi Ditor
- Tabela e rritjes se femijes deri ne moshen 6-vjecare
- Data e lindjes
- kalendari i shtatzanise
- Si funksionon testi i shtatzanise dhe pas sa ditësh mund të kuptohet shtatzania?
- Muajt e shtatezanise dhe javet perkatese
- “Nuk dua të dëgjoj më kurrë që qumështi i gjirit është më i miri”
- Simptomat e ciklit menstrual apo shenjat e shtatzanise?
- Djale apo vajze? Ja disa shenja qe mund te tregojne gjinine e femijes
- “Lindja” ime 11 javeshe
- Temperatura e ulet tek femijet, cfare eshte dhe si te veproni
- Menu javore per bebe +6 muajsh
- 18 emra unik per djem
- Avokado, nje oaz mireqenie per femijen, disa kombinime