Përshkrimi
Pajisja e shtetasve shqiptarë me pasaportë biometrike për jashtë shtetit për fëmijët nën 16 vjeç.
Dokumentacioni i nevojshëm
1) Certifikatë familjare;
2) Pasaportë e modelit të vjetër dhe/ose;
3) Dokument tjetër i vlefshëm me fotografi lëshuar nga vendi pritës;
4) Kuponi për pasaportën ose;
5) Konferma për kryerjen e pagesës në llogarinë e përfaqësisë.
Hapat e proçedures
1) Paraqitja personale (shtetasi nën 16 vjeç shoqërohet të paktën nga njëri prind, ose nga kujdestari ligjor ose nga një përfaqësues i caktuar me prokurë të posaçme) dhe verifikimi i identitetit;
2) Konfirmimi i të dhënave me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile;
3) Marrja e fotos dixhitale;
4) Skanimi dhe marrja e shenjave të gishtave;
5) Depozitimi i nënshkrimit elektronik (nënshkruan prindi kur femija nuk mund të shkruajë).
Tarifa e shërbimit dhe afati
1) Greqi, Itali: 130 euro;
2) Bruksel: 170 euro;
3) Angli: 144 paund;
4) Zvicër: 204 franga;
5) SHBA: 240 dollarë.
Afati i shërbimit është 28 ditë.
Zyrat
1) Ambasadat e Republikës së Shqipërisë: Athinë; Romë; Londër; Bernë;
2) Konsullatat e përgjithshme: Selanik; Milano;
3) Zyra konsullore: Nju Jork.
Shënime
Vlefshmëria e pasaportave është 5 vjet. Tërheqja e pasaportës bëhet nga prindi ose nga kujdestari ligjor ose nga një përfaqësues i caktuar me prokurë të posaçme.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu