Anna Gjebrea vogëlushja e talentuar në muzikë e kërcim, vajza e kantautorit të njohur Ardit Gjebrea, është shpallur fituese e Festivalit të Fëmijëve në RTSH. Ajo do të përfaqësojë vendin tonë në Eurovision Junior që zhvillohet në Paris.
Në rrjetet e saj sociale dhe në intervista, Anna ka shprehur lumturinë për çmiomin e rëndësishëm për të, duke thënë se do përpiqet të japë më të mirën në vazhdim.
Tematika e këngës ka të bëjë me përkrahjen e fëmijëve të bullizuar e të lënë mënjanë dhe sigurisht është me interes për të gjithë.
Këngëtarja Aurela Gaçe, gjithmonë gati për të përkrahur talentet e reja, ka thënë dy fjalë vlerësuese e frymëzuese për Annën, duke theksuar se ato nuk kanë aspak lidhje me miqësinë që ajo si artiste ka me të atin e Annës, Ardit Gjebrean.
Statusi i plotë i këngëtares Aurela Gaçe:
“Unë do të jem pranë teje” – kështu i thotē Anna, shokut, mikes që ndihet vetëm, i bullizuar, i mënjanuar.
Edhe te gjithë e dimë që kjo temë i prek të gjithë fëmijet,pa asnjë përjashtim.
Tani, unë do ti bie pak gjatë se s’di ti bie shkurt, sidomos kur dua të them diçka me rëndësi.
Anna, në Dhjetor, përfqqëson Shqipërinë në Eurovizion Junior, në Paris.
Kjo shpërndarje ,nuk ëdhtë qokë, meqënëse ne artistët kemi miqësi me babin e saj .
Jo.
Anna , në skenën e madhe do të përballet e vetme.
Një 12 – 13 vjeçare, me emocionet e medha, me peshën e konkurrimit.
Si mundet të mos jemi edhe ne me ty Anna? Ashtu sic ti u thua miqve të tu në këngë.
Kënga edhe realizimi tregon shumë punë mbas, e kam bindje që deri ne perballjen e madhe, ti do të punosh akoma e akoma.
Të uroj e vogla Anna, shume sukses, jo vetëm në kete perballje, por në të gjtha ato që do te vijne bashkë me jetën.
Ty, e gjithë fëmijëve me ëndrra plot.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu