AMNIOCENTEZA APO TESTI NIFTY, CILA PROCEDURË ËSHTË MË E SIGURT?

0 0

Që në javët e para të shtatzënisë çdo nënë e ardhshme ballafaqohet me teste të ndryshme prenatale, të cilët hulumtojnë nëse ekziston tek fëmija ndonjë parregullsi kromozomale.

Amniocenteza në të kaluarën ka qenë vendimi i parë i çdo shtatzëne, që ka dashur të jetë plotësisht e sigurt për sa i përket shëndetit të fëmijës së saj, megjithatë vitet e fundit, çdo herë e më shumë, gratë shtatzëna për të shmangur rreziqet e panevojshme, vendosin për zhvilluar testin joinvaziv prental NIFTY.

Amniocenteza në të vërtetë është veprim invaziv, i cili realizohet përmes sondës me ultratingull. Me gjilpërë veprohet në mitrën e shtatzënës dhe merret përafërsisht 15-20 ml lëng amniotik, i nevojshëm për analizë. Kërkesa për natyrën e veprimit të amniocentezës në vetvete bart rreziqe të caktuara, me të cilat ballafaqohet gruaja shtatzënë gjatë shtatzënisë apo lindjes, e disa prej rreziqeve janë aborti, gjakderdhja apo infeksioni.

Për shkak të papërshtatshmërisë së veprimit dhe rrezikut që bart amniocenteza, çdo herë e më shumë prindër të ardhshëm vendosin për testin prenatal Nifty.

Testi Nifty dallim nga amniocenteza, është test joinvaziv, që do të thotë që nuk kërkon hyrjen në trupin e shtatzënës dhe nuk sjell rreziqe shtesë për gruan shtatzënë apo foshnjën. Testi kryhet në mënyrë të thjeshtë, kryesisht me ekzaminime laboratorike me marrjen e 10 ml gjak nga vena e shtatzënës, që më pas dërgohet për analizë.

Gjatë shtatzënisë vetë ADN-ja e fetusit nga placenta qarkullon nëpër venat e nënës, kështu që në mënyrë të lehtë mund të analizohet ADN-ja e fetusit nga gjaku i nënës. Kontrollimin e gjendjes shëndetësore të foshnjës e kryejmë duke bërë analizën e ADN-së së lirë të fetusit dhe zbulojmë prezencën e numrit të madh apo të vogël të kromozomeve, me këtë metodë gjithashtu mund të përcaktojmë edhe gjininë e foshnjës.

Përparësia e testit NIFTY për dallim nga amniocenteza që mund ta bëjmë në mes të javës së 15-20 të shtatzënisë, NIFTY mund të bëhet në javën e 10 të shtatzënisë dhe më pas. Gjithashtu koha e marrjes së rezultateve të testit Nifty është nga 6-8 ditë, derisa për rezultatet e amniocentezës mund të presim deri në 3 javë.

Testi NIFTY është gjithashtu më i besueshëm sa i përket matjes së translucencës nuhale dhe testit standard të dyfishtë (Double test), shkalla e rezultatit të rrejshëm (jo i vërtetë) pozitiv është më e vogël se 0,05%, ndërsa shkalla e zbulimit të sindromës Down është më e madhe se 99%. Testi NIFTY është lider në botë sa i përket testeve joinvazive prenatale, atë e rekomandojnë shtatzënat e kënaqura, nënat, si dhe mjekët në më shumë se 60 vende të botës.

testi nifty apo amniocenteza

Për më shumë informacion, si edhe për çmimet e testit NIFTYvizitoni faqen niftytest.alprofilin në Instagram nifty_test_albaniallogarinë në Facebook Nifty test Albania dhe sigurisht mund të kontaktoni përfaqësuesit për Shqipërinë: +355686077644 dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni.

Lexoni edhe: Artikull i Sponsorizuar| Pse testi NIFTY njihet si testi më i mirë prenatal joinvaziv në botë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X