Nënë e bijë i drejtohen banesës së fundit të veshura me fustane nuserie

0 0

Ish-moderatorja dhe themeluesja e “Ami Event” është përfshirë emocionalisht pas tronditjes që pësoi vendi ynë, nga tërmeti i dy netëve më parë ku të paktën 40 persona humbën jetën. Në një postim në rrjetin social, Instagram, Amarda Toska ndan momente nga pëcjellja në banesën e fundit të Dienës Karanxhaj, 30 vjeç dhe vajzës së saj, Diena, të cilat humbën jetën poshtë rrënojave të pallatit të dëmtuar nga tërmeti. Amarda shkruan se të afërm të saj kanë kërkuar ta varrosin me fustan nusërie, një kërkesë që ka prekur thellësisht Amardën.

“Shume herë kam derdhur lot gezimi dhe mallëngjimi kur kemi përcjellë vajza me fustane nusërie. Kurrë nuk ma merrte mendja qe mund të derdhja lot dhimbjeje si sot për të bukurat Diena dhe Esiela.
Në filialin tonë në Durrës erdhën disa kliente dhe bëne një kerkese rrëqethëse…
Dy fustane nusesh per dy vajza qe do i thone lamtumire te gjitheve ne diten e varrimit te tyre.
Ishin familjaret e Diena dhe Esiela Karanxhaj. 30 dhe 9 vjeç. Nëna dhe vajza që humbën jetën nga tërmeti.
Nuk mund ta imagjinoj dot si mund të ndihet babai i Dienës, i cili humbi vajzën, mbesën dhe akoma pret që të nxirret trupi i të shoqes nga rrënojat.
Fustanet e bardha sot ato nuk i veshin per tu bere nuse por per tu bere engjej qe do na shohin nga atje lart dhe kjo ma thyen zemren.

Zot jepu force te perballojne dhimbjen e madhe qe fati ua dhuroi!!! “, shkruan ajo në Instagram ndërsa ngushëllon familjarët e 40 viktimave të tjerë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X