Ushqimi ideal për të plotësuar nevojat e një fëmije të vogël është qumështi i gjirit, por çfarë duhet të bëjë nëna në rast se ai mungon?
Mund të ushqejë fëmijën e saj vetëm me qumësht formule!
Ato janë zëvëndësuesit më të mirë të qumështit të gjirit. Por në kohët e sotme, gjënden shumë formula në shitje të cilat mund të ngatërrojnë nënën apo personelin shëndetësor në përdorimin e tyre. Duhet ditur se në përgjitheësi ato ndahen në qumësht të fillimit të cilat përdoren për fëmijët deri 4-6 muajt e parë dhe qumësht i ndjekjes, për fëmijët mbi 6 muaj. Përberja e këtyre formulave është e ngjashme me qumështin e gjirit. Kanë ndryshime vetëm në disa përbërës. Qumështi i fillimit i përgjigjet nevojave së të porsalindurit deri në muajin e 4-t. Pas muajit të 4-t vërehet një ngadalesim në rritje tek fëmijët që ushqehen me qumështet e fillimit, për arsye të përmbajtjes së ulët të tij në proteina, për këtë arsye këshillohet përdorimi i qumështeve të ndjekjes që janë më të pasur në proteina dhe hekur. Racioni ushqimor llogaritet duke u nisur nga nevojat energjitike dhe duke njohur përmbajtjen kalorike të qumështit pluhur, duke e holluar atë sipas rekomandimeve të keshilluara ne etikete. Përqëndrimi optimal i tij është 13% që i përgjigjet përqëndrimit të qumështit të gruas, kjo përqindje jep vlera kalorike rreth 70 kcal/100 ml.
Sot qumështi i lopës nuk rekomandohet të përdoret në fëmijët deri në moshën 1-vjeçare. Perberesit e tij ndryshojne shume nga qumeshti i gjirit, nga permbajtja e proteinave, lipideve, vitaminave e kriprave minerale. Për këtë arsye ai duhet të përdoret i holluar me ujë, duke i shtuar karbohidrate e yndyrna. Por në mjaft raste hollimet dhe shtesat mund të bëhen jo mirë nga nëna dhe përgatitja e ruajtja e tij mund të mos jenë në kushte të mira. Në fëmijët e moshave të vogla janë hasur shumë forma alergjike nga qumështi i lopës, për këtë ai nuk rekomandohet të përdoret në këtë moshë. Studimet e fundit kane treguar se qumeshti lopes pengon thithjen e hekurit ne zorre, duke dhënë kështu aneminë nga mungesa e hekurit
Lexoni dhe:A duhet ta ziej gjithmonë ujin para se të bëj qumështin formulë?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu