Alternativat e fjales “jo”

0 0

Cfarë duhet të prisni në këtë moshë?
Ndoshta fjala “jo” nuk është e duhura për t’u përdorur tek një fëmijë në moshën parashkollore, pasi me siguri që nuk do të merrni nga ai një mbështetje pozitive. Ndoshta do t’ju duhej të përsërisnit për 10 apo më shumë herë këtë fjalë që në fund të merrni një përgjigje nga fëmija juaj. Për këtë arsye duhet të merrni në konsideratë të përdorni një sërë alternativash të tjera më pozitive se fjala “jo”, e cila në sytë e fëmijës ngjan me një urdhër.

Cfarë duhet të bëjmë?

Riformuloni
Do të ishte më mirë që ju të mos i drejtoheshit fëmijës duke e ndaluar të bëjë atë që ju nuk ju pëlqën, por t’i drejtoheshit në një mënyrë udhëzuese që duket se ka në vetvete një qëllim pozitiv. Për shembull, nëse fëmija juaj është duke luajtur me top brenda në shtëpi mos ju drejtoni duke i thënë: “Jo! Mos luaj më brenda!”, por i thoni: “Hajde të dalim të luajmë në oborr”! Dhe kështu mund të veproni edhe në situata të tjera.

Pas opsionit, jepni një shpjegim
Ju duhet t’i shpjegoni gjithmonë fëmijës tuaj arsyet se përse po i paraqesni një alternativë tjetër të ndryshme nga ajo që do të bëjë. Për shembull nëse ai dëshiron të hajë një karamele para buke, mund t’i ofroni të hajë disa kokrra rrush si edhe t’i shpjegoni se nuk mund të hajë dicka aq të pashëndetshme dhe sidomos para një vakti.

Bëni ujdi
Ju në vend që ta urdhëroni në mënyrë të prerë fëmijën tuaj që të mos e bëjë diçka mund të përpiqeni të bini në “ujdi”. Për shembull nëse ai do të shkojë brenda një kantieri ndërtimi për të parë çfarë ndodh, ju mund t’i propozoni të shkoni në një vend pak më të lartë dhe të shikoni si punojnë vinçat.

Vendosni kode në marrëdhënien tuaj
Përpiquni të argëtoheni bashkë me fëmijën tuaj. Për shembull në vend të një fjale të prere “jo”, mund të vendosni bashkë me fëmijën tuaj për përdorimin e disa “kodeve” të vaçanta të cilat fëmija do t’i kuptojë si shënjë e diçkaje që nuk duhet ta bëjë. Vendsoja e një “kodi sekret” midis jush do të jetë shumë argëtuese për të dhe më e lehtë për ju për të vendosur rregulla.

Evitoni problemet
Ai është një fëmijë dhe në një moment mund të mos e bëjë një gabim me dashje, ndërsa ju mund ta mbni atë larg fjalës “jo” duke marrë disa masa. Për shembull ju mund të largoni objektet e lehtësisht të thyeshme dhe me vlerë nga vendet të cilat ai mund t’i arrijë.

Mos u lodhni me gjëra të vogla
Mos i thoni fëmijës jo për çdo gjë. Evitoni përdorimin e kësaj fjalë për gjëra të panevojshme. Për shembull nëse fëmija nuk do të veshë çorapet lejla por do ato të kuqe nuk ka asrye pse t’i thoni jo, duke qënë se nga kjo nuk vjen asgjë e keqe.

Tregohuni e vendosur
I flisni në mënyrë të vendosur dhe të qartë për çdo gjë. Për shembull nëse nuk duhet të kalojë rrugën vetë i thoni: “Jo”! Nuk duhet ta kalosh rrugën vetë pasi ka makina”! Pas kësaj e përqafoni dhe i thoni se ju bëhet qejfi kur ju dëgjon.

Lexoni edhe: A jam duke i thënë “jo” fëmijës shumë shpesh?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X