Alergjia nga dielli, simptomat dhe trajtimi natyral

0 0

Eritrema e diellit është një shqetësim shumë i shpeshtë tek fëmijët e vegjël, lëkura e të cilëve është tepër delikate. Ju duhet të ndërhyni në mënyrën e duhur për të zbutur dhimbjet si edhe për të evituar një infeksion të mundshëm.

Cilat janë simptomat?

Eritrema e shkaktuar nga një djegie e shkallës së parë manifestohet me skuqje të madhe të lëkurës si edhe nga flluckat me lëng. Dhimbja dhe fryrja fillojnë të shfaqen pas një ekspozimi shumë të gjatë në diell, qoftë gajtë një dite plazhi apo gjatë një dite të kaluar në parkun e lojërave, gjatë të cilave mund të provokohet edhe djegie e shkallës së dytë.

Si të trajtojmë një rast eritreme?

Në rast se fëmija është më i madh se 6-muajsh mund të përdoret një medikament me veti anti-inflamatore, i cili do të reduktojë shqetësimet. Gjithashtu një zgjidhje shumë e mirë do të ishte edhe përdorimi i një kremi me përmbjatje idrokortizoni 1% sa më parë të jetë e mundur.

Banjot e ftohta

Bëni kompresa të ftohta në vendet e djegura disa herë në ditë për të ulur simptomat e djegies dhe fryrjes së lëkurës. Gjithashtu mund të bëni edhe banjo të ftohta cdo 10 minuta (uji nuk duhet të hetë shumë i ftohtë), duke shtuar rreth 60 gr sodë bikarbonat në çdo banjo. Kujdes duhet të tregoni për të mbajtur edhe një hidratim të mirë duke e bërë fëmijën të pijë sa më shumë lëngje. Pasi flluckat të plasin duhet t’i dizinfektoni me anën e një dizinfektuesi të posaçëm.

Pomada me antibiotik

Nëse në trupin e fëmijës do të shfaqen fllucka të mëdha të plasura duhet të përdorni një pomadë me përbërje antibiotiku 3 herë në ditë, për ta hequr para se të aplikoni atë të rradhës me anën e ujit të vakët.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X