Alarmi/ Fëmijët po kalojnë shumë orë para pajisjeve dixhitale, pasojat janë të pariparueshme

0 0

Fëmijët nuk duhet të përdorin smartfonë dhe tableta gjatë ngrënies dhe para se të flenë për asnjë arsye. Për fëmijët që nuk kanë mbushur ende dy vjeç, ndalimi i përdorimit të telefonave dhe tabletave është absolut, pa përjashtim. Për ata më të mëdhenj në moshë, pra midis 2 dhe 5 vjeç, përdorimi duhet të kufizohet në një orë në ditë më së shumti, ndërsa kufiri mund të rritet deri në dy orë në ditë për fëmijët që janë midis 5 dhe 8 vjeç. Këto janë paralajmërimet e mjekëve pediatër në Itali, të cilët kanë dhënë alarmin për përdorimin e tepërt të telefonave smart, tabletave dhe kompjuterave për fëmijët e moshës 0 deri në 8 vjeç.

Përdorim i tepërt

Në një studim të bërë së fundmi në Itali 8 nga 10 fëmijë të moshave nga 3 deri në 5 vjeç janë në gjendje të përdorin telefonat smart të prindërve, ndërsa këta të fundit janë shpesh shumë tolerantë. Madje 30% e tyre e përdorin këtë pajisje për të qetësuar fëmijën gjatë vitit të parë e jetës, dhe 70% e tyre e përdorin në vitin e dytë të fëmijës.

Mendimi i ekspertëve

Për të shpjeguar rreziqet që mund të lindin për shkak të një përdorimi të tepërt të tabletave presidenti i Sip (Shoqata italiane e pediatrisë) Alberto Villani, tha se përdorimi i pajisjeve të reja elektronike dhe internet nuk shkon ekzagjeruar, dhe vendosja e limiteve është vendimtare pasi vitet e fundit po ndodh “një përdorim i tepruar i smartfonëve dhe tabletave nga të miturit, duke arritur shpesh nga 8 deri në 10 orë në ditë”.

Rreziqet jo vetëm psikologjike

Shpenzimi i shumë orëve para telefonave apo tabletave mund të shkaktojë dëme serioze si nga pikëpamja psikologjike edhe nga ajo fizike, të cilat nuk duhen nënvlerësuar. Lidhja që krijohet mes fëmijës dhe këtyre pajisjeve teknologjike mund të shkaktojë të gjitha llojet e dëmeve, nga probleme të të mësuarit deri në refuktim të sferës imagjinative të fëmijës. Pa marrë në konsideratë këtu dëmet fizike ku rritet rreziku për probleme me shikimin, dëgjimin, ritmin e gjumit, dhe shkaktohen probleme serioze me obezitetin.

Prindërit e pavetëdijshëm

Prindërit, sipas SIP janë shpesh të pavetëdijshëm për rreziqet për shëndetin mendor dhe fizik që mund të rezultojë nga një përdorim i hershëm tek fëmijë të pajisjeve dixhitale. Për këtë arsye para se të jetë shumë vonë ata duhet të vendosin rregulla që do t’i ndihmojnë të ndërtojnë një marrëdhënie të shëndetshme mes fëmijëve dhe teknologjive të reja.

Lexoni edhe: Mos ia jepni telefonin femijes perpara kesaj moshe






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X