Alarm nga ekspertët e shëndetësisë: Mos i përdorni kurrë sexholinot për këtë arsye

0 0

 

Sexholinot, ulëset e tjera për fëmijë, me të vërtetë mund të jenë shpëtim për shumë prindër. Por, kur përdoren në mënyrë të parregullt për rutinën e gjumit, këto pajisje janë shkaktare për disa qindra vdekje të lidhura me gjumin, sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP).

Mesatarisht, 3.700 fëmijë vdesin çdo vit nga vdekjet e lidhura me gjumin. Këto përfshijnë sindromën e papritur të vdekjes së foshnjave (SIDS), ngushtimin aksidental dhe mbytjen në shtrat, si dhe të tjera. Në një studim 10-vjeçar të publikuar së fundmi, duke analizuar 11,700 vdekje të lidhura me fjetjen e foshnjave, AAP zbuloi se 3 për qind (348) të foshnjave vdiqën në pajisjet që përdoren për t’u ulur dhe shumicën e kohës foshnjat ishin në makina. Çfarë është më alarmante, 90 për qind të rasteve, ulëset e makinave nuk janë përdorur për qëllimin e tyre. Mosha mesatare për vdekjen e foshnjave ishte vetëm 2 muajshe.

“Ndërsa ulëset e makinave janë gjithmonë vendi më i mirë për foshnjat kur ato transportohen në një automjet, kjo nuk do të thotë se janë vendi më i sigurt kur ata flenë jashtë makinës”, thotë bashkautori i studimit Jeffrey D. Colvin.

Ndërsa këto pajisje janë të dizajnuara për aktivitete, si për shembull transportimin, ushqyerjen dhe të luajturit, prindërit nganjëherë përfundojnë duke i përdorur ato në mënyrë të papërshtatshme si një krevat fëmijësh. Por kjo gjë mund të çojë në vdekje, foshnjat mund të bien nga ulësja, të rrokullisen në një sipërfaqe të papërshtatshme dhe të mbyten ose mund të lëndohen apo të vriten me shtrëngime të rripave të sediljeve të makinës. AAP rekomandon që foshnjat të vendosen në pozicionin shtrirë për gjumë deri në moshën një vjeçare dhe ulëset nuk duhet të përdoren për gjumë rutinë.

Shumica e vdekjeve në pajisjet ulëse ndodhën në shtëpi dhe nën mbikëqyrjen e një prindi. Më shumë se tre të katërtat e foshnjave që vdiqën në këto kushte gjithashtu kishin të paktën një faktor rreziku, dhe më shumë se gjysma kishin dy ose më shumë faktorë rreziku.

AAP shpreson se raporti i ri do t’i kujtojë prindërit për rëndësinë e mjediseve të gjumit të sigurt.

Lexo edhe: Udhetimet me femijen, garantojini gjume te sigurte

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X