Akupunktura per fertilitetin

0 0

Akupunktura ndihmon ne rregullimin e ciklit menstrual te gruas si dhe ndihmon ne permiresimin e fertilitetit. Terapia e cila e ka origjinen nga mjekesia kineze, behet me anen e shpimit te disa gjilperave. Kjo menyre kurimi ka ndihmuar mjaft cifte me probleme fertiliteti.
Akupunktura rregullon ciklin menstrual
Akupunktura lehteson dhimbjet e ciklit menstrual, deri ne zhdukjen e plote te tyre. Qe ne 2-3 seancat e para (seanca e 2-te nuk duhet te kete shume diference ditesh nga e 1-ra) gruaja e cila i nenshtrohet fillon te ndjeje permiresimet e para. Seancat duhet te behen 1 here ne jave per te vazhduar me pas me 1 seance ne muaj, kryesist te programuara per tu bere 1 jave para ciklit menstrual.
Ne te njejten menyre mund te procedohet edhe per shqetesimet e tjera te shkaktuara prej ciklit menstrual si psh: dhimbja e shpines, ndjesia e te vjellit, lodhje te zones lumbale, luhatjet e humorit etj. Vetem dhimbja e kokes eshte e veshtire te kurohet prej akupunktures, por gjithsesi nje ndjesi lehtesimi ja krijon gruas.
Akupunktura per te favorizuar fertilitetin
Pasi jane bere te gjitha ekzaminimet e mundshme te ciftit qe ka si problem specifik infertilitetin, akupuktura do te mundesoje permiresimin e fertilitetit. Ne rast se si shkak i infertilitetit per nje rast te caktuar merret psh mbyllja e tubave, duhet te procedohet me akupunkturen ne: kembe, mbi zonen pubike, parakrah dhe koke. Kjo menyre kurimi eshte vertetuar se mundeson vaskolarizimin e uterusit (mitres), fazvorizon nje ekuiliber te mire fizik te gruas, vepron pozitivisht ne ndonje ngerc te mundshem te zones se legenit si dhe ndihmon ne largimin e stresit.
Probabiliteti i perfundimit me sukses se farezimit artificial, pas disa seancave se terapive me gjilpera eshte mjaft i madh. Terapia mund te vazhdohet me disa seanca te tjera edhe pas transferimit se vezeve te fekonduara brenda uterusit. Duke permiresuar vaskolarizimin e uterusit, akupunktura permireson edhe cilesine e endometriumit duke mundesuar “kapje” me te mire te embrionit ne murin e mitres. Ne pergjithesi akupunktura e ben me fertil trupin e femres.
Disa keshilla te vlefshme
Terapia duhet bere nga nje person i specializuar ne akupunkture. Mjeku i specializuar per te bere terapi akupunkture, pasi heton rastin ne fjale, eshte ne gjendje te zgjedhe menyren me te mire te procedimit te terapise. Kjo mund te jete akupunkture tradicionale ose orientale.
Akupunktura eshte nje terapi shume personale. Kohezgjatja e saj varet nga problem specifik qe ju keni duke mos qene njesoj per gra te ndryshme.
Nuk njihen raste ne te cilat akupunktura ka dhene efekte anesore. Kjo pervec disa rasteve ne te cilat akupunktura ka shkaktuar dhimbje gjate seances. Simptomat jane: ulje te presionit te gjakut, djersitje dhe gjendje te fikti. Keto simptoma shfaqen menjere pas nisjes se seances dhe perfundojne me heqjen e ageve nga trupi.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X