Akullorja proteinike, përfitimet, efektet anësore dhe receta

Akullorja proteinike është bërë e preferuara e shumë njerëzve që në dietat e tyre kërkojnë edhe diçka të shëndetshme por edhe që kënaq shijen e tyre. Krahasuar me akulloren e zakonshme, akullorja proteinike përmban shumë më pak kalori dhe një sasi më të lartë proteinash.




0 0

Akullorja proteinike shitet si një alternativë e shëndetshme e akulloreve të zakonshme.

Është përgjithësisht më e pasur me proteina dhe nuk përmban shumë kalori duke u bërë kështu opsioni më popullor në mesin e konsumatorëve të ndërgjegjshëm për shëndetin e mirë.

Shumica e markave përdorin ëmbëlsira të ulëta në kalori të cilat nuk përmbajnë edhe shumë sheqer të shtuar.

  • Këto akullore përmbajnë rreth 8-20 gramë proteina për çdo 473 ml, nga burime si koncentrate proteinash të qumështit ose proteina hirre.

Për më tepër, disa variante kanë fibra të shtuara për të nxitur ndjesinë e ngopjes, ose prebiotikë, të cilët janë përbërës që ndihmojnë rritjen e baktereve të dobishme të zorrëve.

Proteina është e rëndësishme për shumë aspekte të shëndetit tuaj, duke përfshirë funksionin e enëve të gjakut, shëndetin imun dhe riparimin e indeve.

Ajo gjithashtu luan një rol qendror në ndërtimin e muskujve, prandaj është e rekomanduar që të konsumohet një burim i mirë i proteinave pas trajnimit të rezistencës për të optimizuar rezultatet.

Proteina e hirrës, në veçanti, është një përbërës i zakonshëm në shumë produkte të akulloreve proteinike.

Studimet tregojnë se proteina e hirrës mund të nxisë forcimin e muskujve, humbjen e peshës dhe shërimin e muskujve pas lindjes.

  • Akullorja proteinike është dukshëm më e ulët në kalori se sa variantet e tjera të akulloreve.

Ndërsa akullore tradicionale mund të përmbajnë rreth 137 kalori për 1/2 të gotës (66 gramë), shumica e llojeve të akulloreve proteinike përmbajnë më pak se gjysmën e kësaj sasie.

Kjo mund të jetë tepër e dobishme nëse jeni duke kërkuar të humbni peshë, pasi ndërprerja e marrjes së kalorive mund të jetë një strategji efektive për menaxhimin e peshës.

Sipas një rishikimi të madh të 34 studimeve, dietat që janë të ulëta në kalori mund të ulin peshën e trupit me një mesatare prej 8% gjatë 3-12 muajve.

Megjithatë, ushqimet me pak kalori si akullorja proteinike mund të shoqërohen me një dietë të mirë dhe të shëndetshme.

  • Një nga përfitimet më të mëdha të akullores proteinike është lehtësia për t’u përgatitur në shtëpi. Shumica e recetave përdorin pluhur proteinash së bashku me banane të ngrira, aromatizues dhe qumësht. Bërja e saj në shtëpi ju ndihmon të dini se cilët janë përbërësit që do të përdorni. Kjo mund të jetë një alternativë e mirë nëse keni ndjeshmëri ushqimore ose vështirësi në tolerimin e përbërësve të gjetur në akulloret e blera nga dyqani.

Megjithëse akullorja proteinike ofron disa përfitime, ka disa mangësi që duhet të merren parasysh.

  • Mund të përmbajë sheqer të shtuar. Shumica e llojeve të akulloreve proteinike përdorin sheqer dhe ëmbëlsues natyralë për të ndihmuar në reduktimin e përmbajtjes së kalorive. Por shumë marka përmbajnë rreth 1-8 gramë sheqer të shtuar për çdo akullore. Megjithëse kjo masë është shumë më e vogël sesa në akulloren e zakonshme, e cila mund ta përmbajë 2-3 herë më shumë sheqer të shtuar, i cili mund të dëmtojë shëndetin tuaj. Studimet tregojnë se shtimi i sheqerit mund të kontribuojë në një numër problemesh kronike, duke përfshirë obezitetin, sëmundjet e zemrës, diabetin dhe problemet e mëlçisë.
  • E ulët në lëndë ushqyese. Ndërsa akullorja proteinike përmban një sasi të mirë të proteinave, zakonisht mungojnë shumë ushqyes të tjerë të rëndësishëm që janë të nevojshëm për një dietë të shëndetshme. Përveç kalciumit, akullorja proteinike zakonisht përmban sasi minimale të shumicës së vitaminave dhe mineraleve të tjera. Në shumicën e rasteve, kjo nuk është shumë shqetësuese nëse i merrni këto lëndë ushqyese nga ushqime të tjera si pjesë e një diete të shëndetshme. Megjithatë, nëse rregullisht hani akullore proteinike në vend të ushqimeve të tjera si fruta ose perime atëherë kjo ju penalizon.
  • Mund të shkaktojë probleme me tretjen. Shumë lloje të akullores proteinike përmbajnë përbërës shtesë që mund të shkaktojnë probleme të tretjes tek disa njerëz. Në veçanti, disa shtojnë prebiotikët, të cilat stimulojnë rritjen e baktereve në zorrën tuaj dhe mund të shkaktojnë efekte të lehta anësore të tretjes si gazra. Gjithashtu sheqeri i shtuar mund të shkaktojë përzierje, gazra apo edhe dhimbje barku. Përjashtim bën erythritol, një lloj sheqeri i gjetur në akulloren proteinike që nuk nxit të njëjtat probleme me tretjen si shumica e llojeve të tjera. Por nëse merret në sasi të mëdha mund të shkaktojë dhimbje stomaku.
  • Mund të nxisë urinë. Akullorja proteinike shitet si një alternativë e akullores që nuk ka shumë kalori dhe shumë marka e reklamojnë për këtë arsye. Por promovimi bëhet vetëm për një racion akulloreje dhe njerëzit nuk e kuptojnë që nëse hani të gjithë tasin e akullores atëherë keni marrë kalori më shumë sesa duhet. Kjo mund të nxisë shprehitë e padëshiruara të të ngrënit pasi ju inkurajon të hani gjithë tasin me akullore përnjëherë.

Për më tepër, akullorja mund të zërë vendin e ushqimeve të tjera që janë të pasura me shumë vitamina dhe minerale për të cilat trupi juaj ka nevojë.

Ku mund të gjeni akullore proteinike

Akullorja proteinike është e lehtë për t’u bërë në shtëpi duke përdorur vetëm disa përbërës të thjeshtë.

Për të filluar, shtoni 1 banane të ngrirë, 2 lugë (30 gramë) pluhur proteinash dhe 3 lugë gjelle (45 ml) qumësht në një blender.

Ju gjithashtu mund të përdorni përbërës të tjerë për të rritur aromën e akullores tuaj, duke përfshirë fruta të ngrira, çokollatë, ekstrakt vanilje ose kakao.

Pastaj, thjesht përzierjini për një deri në dy minuta derisa të arrini një përbërje si të akullores së zakonshme.
Nëse nuk keni kohë akulloret proteinike gjenden shpesh në supermarket të mëdha.

Lexo edhe: Recetë për akullore, nga një nënë e faqes

A do te shkoni me pushime verore kete vere?

  • Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
  • Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
  • Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
  • Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144

Total Voters: 1 278

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Si të mbrojmë stomakun gjatë...

Antibiotikët kryejnë funksionin e eliminimit të infeksioneve bakteriale brenda trupit. Por antibiotikët nuk pastrojnë vetëm sëmundjen që shkaktojnë bakteret e këqija. Ata gjithashtu vrasin bakteret "e mira" të pranishme në...

Sekreti në ushqyerje që na...

EPIC, një studim i fundit multidisiplinar i publikuar në revistën shkencore "PLOS Medicine", ka treguar se shumëllojshmëria e ushqimit është baza e jetëgjatësisë. Për studiuesit, në fakt, "diversiteti në të...

Ide për ushqime të shëndetshme...

Ditët e fundit është bërë publik lajmi se Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë kanë vendosur të ndalojnë disa ushqime që konsiderohen të pashëndetshme për t’u marrë me vete nga...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X