Akulloret janë një ushqim që konsumohen me shumë dëshirë në shtatzani dhe mbi të gjitha gjatë stinës së verës kur temperaturat janë shumë të larta. Shijet dhe llojet janë të ndryshme, megjithatë në shtatzani disa ushqime nuk mund të konsumohen për arsye të ndryshme.
Por çfarë mund të themi në lidhje me akulloret? A mund të hamë akullore gjatë shtatzanisë?
Problemi që ekziston tek akullorja është veza, e cila mund të përmbajë disa patogjenë që nuk eleminohen. Ju duhet të dini se akulloret me fruta nuk përmbajnë vezë, ndërsa ato me pana po! Akulloret e paketuara janë më të sigurta pasi përmbajnë vezë të pasterizuara. Pra në këtë rast nuk ka asnjë rrezik për t’u prekur nga salmonela. Kjo ndodh për shkak se pasterizimi i vret të gjithë agjentët patogjenë.
Po akulloret artizanale?
Në këtë rast duhet të siguroheni që ato të jenë përgatitur me vezë të pasterizuara. Ju duhet të tregoni kujdes edhe me qumështin në shtatzani, i cili duhet të jetë gjithashtu i pasterizuar. Gjithashtu duhet të dini se akulloret përmbajnë shumë sheqer dhe shumë kalori, për këtë arsye duhet të mbani nën kontroll konsumimin e tyre. Ajo që do t’ju këshillonim do të ishte që pasi të siguroheni që jeni duke ngrënë akulloren e duhur, duke e zgjedhur atë sipas informacionit të mësipërm, të frenoni veten për të mos e tejkaluar limitin. E kundërta do të ndikonte edhe në peshën tuaj trupore. E njejta këshillë është edhe për ëmbëlsirat e tjera. Mos e kaloni masën.
Lexo edhe: Si ta bejme femijen te haje me shume fruta dhe kos?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu