Aktorja e njohur shtatzanë pas abortit, flet për problemet e shëndetit mendor

0 0

Shay Mitchell është shumë pranë mirëpritjes së një vajze të bukur, por ndërsa ajo është shumë e gëzuar që po kalon një shtatzani të shëndetshme menjëherë pasi pësoi një abort, kjo nuk do të thotë se çdo pjesë e shtatzënisë së saj ka qenë argëtuese ose e lehtë.

Aktorja (e cila dha lajmin e shtatzanisë në Instagram në qershor) kohët e fundit u tregua vërtet e sinqertë pse priti gjashtë muaj për të shpërndarë publikisht lajmet e saj dhe sa e vështirë ishte të mbash sekret shtatzaninë.

“Pesë muajt e parë të kësaj shtatzënie ishin super izolues dhe kalova një depresion të rëndë,” tha ajo gjatë një interviste të fundit. “Unë më parë pata një abort dhe kjo përvojë më dha ankth për ndarjen e lajmit të kësaj shtatzënie me këdo përveç prindërve tanë. Me shtatzëninë e parë, u tregova të gjithëve që në javën e tetë. Megjithatë, në shtatzaninë e dytë doja të isha e sigurt para se të jepja lajmin me zë të lartë, kështu që e mbajta të fshehtë për gati gjashtë muaj dhe u bëra shumë e pashoqërueshme.

Zakonisht, unë jam tepër aktive dhe dal shumë, por përkundrazi, gjatë këtyre muajve kryesisht kam qëndruar në shtëpi për të shmangur shikimet dhe pyetjet. Isha jashtëzakonisht e vetmuar”.

Shay përjetoi depresion para lindjes, që është diçka për të cilën nuk flasim sa duhet.

“Unë mendoj se është me të vërtetë interesante që depresioni para lindjes ose ndjenjat e izolimit në shtatzani nuk diskutohen shumë”, thotë aktorja. “Ndjesia se isha e vetme në depresionin tim e komplikoi aq shumë gjendjen time mendore, por kam zbuluar që nga ndarja e lajmit që shumë gra ndihen njësoj si unë … Shtatzënia mund të jetë një kohë e vështirë, veçanërisht nëse duhet ta fshehësh. Pasi dola publikisht, ndjeva një valë të madhe lehtësimi dhe më në fund isha në gjendje të filloja të shijoja shtatzëninë”.

“Depresioni im PREpartum ishte pjesa më befasuese e shtatzënisë! Me aq sa mbaj mend, kam dëgjuar për depresionin POSTpartum”, thotë Shay. “Sidoqoftë, të qenit e dëshpëruar në fillim erdhi si tronditje. Izolimi dhe ankthi që përjetova ishin shkatërrues. Mendova se po çmendesha dhe pyesja pse askush nuk më foli kurrë për këtë fazë. Kam pasur fatin që nga ndarja e lajmit të shtatzanisë time, të kem disa biseda të mahnitshme me gra dhe nëna të tjera shtatzëna dhe ta kuptoj se të gjitha këto ndjenja janë ‘normale’, kështu që tani na duhet vetëm t’i normalizojmë duke diskutuar më hapur!”

Lexo edhe: Si të lehtësojmë depresionin gjatë shtatzanisë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

1000 ditët e para të...

Ekziston një arsye pse çiftet që dëshirojnë të bëhen prindër, këshillohen t'i kushtojnë vëmendje mënyrës së jetesës së tyre që nga momenti i konceptimit të një fëmije (me të vërtetë,...

Edhe mjedisi gjatë kohës së...

Alberto Villani, presidenti i Shoqatës Italiane të Pediatrisë (Sip), kohët e fundit pohoi rëndësinë e dhënies së vëmendjes së duhur faktorëve mjedisorë të kombinuar me gjenetikën në funksion të konceptimit....

Emocionet pozitive mes nënës dhe...

I mbështjellë brenda mitrës, i qetësuar nga lëvizjet e nënës, i qetësuar nga rrahjet ritmike të zemrës: fetusi është i sigurt dhe i mbrojtur. Ekspertët thonë se: një fëmijë që...

Sa duhet të ecë një...

Të qëndruarit aktiv gjatë periudhës së shtatzanisë është një nga këshillat më të vlefshme si për shëndetin e nënës, ashtu edhe për foshnjën që do të vijë në jetë. Megjithatë,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X