Aktori i mirënjohur, shumë i dashur për publikun shqiptar, u bë baba për herë të parë.
Në rrjetin social Instagram ai ka postuar një foto ku i uron mirëseardhje në jetë birit të tij, por ndërkohë, falenderon, në emrin e tij të gjitha ata që e kanë uruar dhe janë bërë pjesë të këtij gëzimi.
Në foton e ngarkuar duket qartësisht emri që çifti, Gaz Paja dhe Ira Seferi, ka përzgjedhur për vogëlushin e tyre të dashur, i cili do të quhet DARD.
Urime prindërve të rinj! Pastë jetë të gjatë dhe të lumtur!
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu