Aktiviteti fizik në mëngjes: më mirë para apo pasi kemi ngrënë?

0 0

Cila është koha më e mirë për të bërë sport?

A është më mirë të bëni ushtrime para mëngjesit apo pas konsumut të tij? Kërkimi shkencor i botuar në Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism zbulon se ushtrimet në mëngjes, me stomak bosh nga një natë më parë, në vend të kryerjes së tyre pas ngrënies së mëngjesit, djegin më shumë dhjamë dhe përmirësojnë përgjigjen e insulinës në trup, duke mbajtur larg sheqernat.

Më mirë në stomak bosh

Kishte një ndryshim të fortë midis 30 vullnetarëve mbipeshë, të cilët u ndoqën për gati dy muaj, që hëngrën ose jo para se të ushtroheshin në biçikletë. Ata që bënin ushtrime fizike me stomak bosh digjnin saktësisht dyfishin e dhjamit të vullnetarëve të tjerë që kishin ngrënë mëngjes. Shkencëtarët vunë re se muskujt e grupit që stërviteshin para mëngjesit kishin një përgjigje më të mirë ndaj insulinës sesa të tjerët, pavarësisht se të gjithë pjesëmarrësit kishin kaluar të njëjtat stërvitje. Përveç kësaj, proteinat kryesore të përfshira në transportin e glukozës nga gjaku në muskuj janë gjetur në muskujt e njerëzve që stërviten para se të hanë.

Dietë e njëjtë

Të dy grupet ndoqën të njëjtën dietë dhe të njëjtën intensitet të aktivitetit. Dallimi i vetëm ishte se gjysma e subjekteve hanin mëngjes para sportit dhe të tjerët pas. Studiuesit gjithashtu gjetën kontroll më të mirë të sheqerit në gjak sesa ata që ushtronin me stomak bosh. Dhe kjo do të thotë rrezik më i ulët i diabetit dhe prediabetit.

Sa i përket peshës, humbja e peshës midis anëtarëve të secilit prej dy grupeve ishte e njëjtë. “Kjo – argumentojnë autorët – demonstron efektin pozitiv dhe të thellë të agjërimit në shëndet”.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X