Aktiviteti fizik në ambiente të hapura gjatë dimrit, ideali për të djegur kalori

0 0

Të rrëshqasësh në një shpat malor, ose të patinosh në një liqen të ngrirë apo edhe të bësh xhiro me biçikletë në një fshat dimëror, në të gjithë këto raste, përfitimet e aktivitetit fizik në mjedis të hapur, shumohen në kënaqësinë e të gjeturit të zhytur në natyrë dhe të lëvizësh në liri. Mund të gjëni përfitime më të mëdha me sportin në ambiente të hapura në periudhat dimërore. Veçanërisht ai që dëshiron të djegë kalori gjatë aktivitetin fizik që trupi duhet të bëjë për të ruajtur nxehtësinë e vet.

I ftohti të bën të harxhosh më shumë energji

Trupi ynë përdor energji jo vetëm kur lëviz, por në të gjithë funksionet e tij, për shembull për frymëmarrjen, tretjen, aktivitetin mental.

Djegim kalori gjithmonë madje  edhe kur flemë, për të qarkulluar gjakun, për të marrë frymë dhe për të ruajtur temperaturën e duhur të trupit. Nëse gjejmë një ambient të ftohtë i gjithë ky aktivitet kërkon një harxhim më të madh energjitik.

E gjithë kjo është arsyeja pse kemi më shumë uri kur temperatura jonë e brendshme zbret.

Drita dhe vitamina D- Rrezet solare janë burimi më i madh i vitaminës D, substancë e pazëvendësueshme për të ruajtur në shëndet të mirë kockën dhe për të parandaluar ostoporozën.

Gjatë dimrit, stinë në të cilën moti është më pak i favorshëm, orët e dritës zvogëlohen dhe ka një tendencë më të madhe për të qëndruar në shtëpi, dhe veçanërisht është më e rëndësishme të shfrytëzosh në mënyrën më të mirë ditët me diell, për të mos humbur takimin me rrezet diellore.

Aktiviteti fizik në këtë situata bëhet akoma dhe me shumë përfitues, ashtu siç tregojnë dhe disa studime shkencore, ashtu si celulat që ndërtojnë kockat, punojnë më shumë nën ndikimin e forcës së gravitetit dhe lëvizjes. Aktiviteti fizik, sidomos ai aerobik, është një mënyrë e mirë për të përmirësuar shëndetin e kockave, zemrës dhe mushkërive.

Lexo më shumë: A mund të bëjnë sport fëmijët që vuajnë nga astma?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X