Aknet tek të sapolindurit

Mund të duket e çuditshme që të përdorim të njëjtin term për puçrrat e të sapolindurve, njëlloj si të adoleshentëve, por në të vërtetë edhe të sapolindurit mund të kenë akne.




0 1

Ato janë puçrra të kuqe ose të bardha që zakonisht shfaqen në faqe, hundë dhe ballin e fëmijës (por mund të shfaqen kudo në fytyrë).

Jo vetëm kaq: ka fëmijë të sapolindur që kanë puçrra në kokë, qafë, shpinë dhe supe apo gjoks. Por le ta pranojmë menjëherë: është një fenomen kalimtar, i cili përgjithësisht zgjat disa javë dhe më pas aknet zhduken vetë.

Sa të përhapura janë dhe kur shfaqen?

Aknet neonatale janë një fenomen mjaft i zakonshëm: sipas të dhënave nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë ky fenoen prek një në pesë fëmijë.

Në përgjithësi zhvillohet rreth javës së dytë të jetës së foshnjës, por mund të shfaqet në çdo kohë para gjashtë javëve (nëse shfaqet pas një muaji e gjysmë kemi të bëjmë me aknet infantile, të cilat mund të zgjasin gjithë vitin e parë të jetës së foshnjës dhe ndonjëherë edhe më shumë). Disa fëmijë nga ana tjetër i kanë këto puçrra që kur lindin.

Shkaqet

Ende nuk është sqaruar përfundimisht se çfarë e shkakton shfaqjen e akneve neonatale. Sidoqoftë, besohet se ato mund të shkaktohen nga:

  • një hiperaktivitet i gjëndrave dhjamore;
  • hormonet e mbetura të nënës në rrjedhën e gjakut neonatal;
  • mbiprodhimi i testosteronit nga vetë i porsalinduri.
  • Ushqyerja nga ana tjetër nuk është aspak e lidhur me këtë fenomen.

Aknet neonatale: çfarë të bëni?

Kjo situatë zgjidhet vetvetiu brenda disa javësh ose, më së shumti, disa muaj, kështu që në përgjithësi nuk është e nevojshme të bëni asgjë. Më poshtë ju sjellim disa nga sugjerimet e përgjithshme nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë:

  • Asnjëherë mos përdorni ilaçe ose produkte specifike për puçrrat, përveç nëse rekomandohet në mënyrë të qartë nga një dermatolog pediatrik.
  • Trajtojeni lëkurën e foshnjës me një përkujdesje ekstreme, duke shmangur çdo lloj pastrimi dhe shtrydhje të puçrrave;
  • Lani lëkurën e bebit me ujë të ngrohtë (jo të nxehtë);
  • Shmangni produktet që janë përmbajnë shumë yndyrë për kujdesin e lëkurës së bebit (si vajrat).

Aknet neonatale dhe dermatiti atopik

Në anomalinë më të vogël të lëkurës së të porsalindurit, prindërit shqetësohen me të drejtë dhe mendojnë se mund të jetë ekzemë ose dermatit atopik, një sëmundje kronike inflamatore e lëkurës që është në të vërtetë mjaft e zakonshme. Megjithatë, ekzistojnë dallime të konsiderueshme të këtij problemi nga puçrrat neonatale.

Dermatiti Atopik, në të vërtetë, zakonisht shfaqet duke filluar nga mosha pesë / gjashtë muaj (pra më vonë se puçrrat e të porsalindurit) dhe manifestohet me flluska të rrumbullakëta të kuqe dhe me ujë të vendosura veçanërisht në fytyrë (një përjashtim bën zona rreth gojës, e cila ka tendencë të mbetet e shëndetshme) dhe në gjymtyrët. Në skalpin e kokës dhe ballë është gjithashtu e mundur që foshnja të ketë njolla të verdha në kafe nga ky problem.

Lexo edhe: A ndiejnë trishtim bebet?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dhimbja e veshit te fëmijët,...

E fortë, e vazhdueshme, e papritur, e qëndrueshme: dhimbja e veshit është një çrregullim që mund të ketë karakteristika të ndryshme dhe që është shumë i zakonshëm tek fëmijët, në...

Sindroma e përhapur së fundmi...

Virozat e stinës ka qenë tema e diskutuar ditën e djeshme në programin "Rudina" dhe e ftuar për këtë çështje ishte pediatrja Sonila Brati. Në studio u diskutua për numrin...

Fillimi i çerdhes/kopshtit, kur prindërit...

​Shumë prindër sot zgjedhin çerdhen dhe kopshtin si alternativën më të mirë për të lënë fëmijët e tyre krahas dadove apo gjysheve. Me gjithë përfitimet që sjell përfshirja e një...

Covid 19, më pak fëmijë...

Një nga tiparet që karakterizuan sezonin e kaluar ishte zhdukja e sëmundjeve infektive tipike të fëmijëve dhe mbi të gjitha rënia drastike e shtrimeve në spital dhe hyrja në urgjencë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X