Aknet tek të sapolindurit

Mund të duket e çuditshme që të përdorim të njëjtin term për puçrrat e të sapolindurve, njëlloj si të adoleshentëve, por në të vërtetë edhe të sapolindurit mund të kenë akne.




0 1

Ato janë puçrra të kuqe ose të bardha që zakonisht shfaqen në faqe, hundë dhe ballin e fëmijës (por mund të shfaqen kudo në fytyrë).

Jo vetëm kaq: ka fëmijë të sapolindur që kanë puçrra në kokë, qafë, shpinë dhe supe apo gjoks. Por le ta pranojmë menjëherë: është një fenomen kalimtar, i cili përgjithësisht zgjat disa javë dhe më pas aknet zhduken vetë.

Sa të përhapura janë dhe kur shfaqen?

Aknet neonatale janë një fenomen mjaft i zakonshëm: sipas të dhënave nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë ky fenoen prek një në pesë fëmijë.

Në përgjithësi zhvillohet rreth javës së dytë të jetës së foshnjës, por mund të shfaqet në çdo kohë para gjashtë javëve (nëse shfaqet pas një muaji e gjysmë kemi të bëjmë me aknet infantile, të cilat mund të zgjasin gjithë vitin e parë të jetës së foshnjës dhe ndonjëherë edhe më shumë). Disa fëmijë nga ana tjetër i kanë këto puçrra që kur lindin.

Shkaqet

Ende nuk është sqaruar përfundimisht se çfarë e shkakton shfaqjen e akneve neonatale. Sidoqoftë, besohet se ato mund të shkaktohen nga:

  • një hiperaktivitet i gjëndrave dhjamore;
  • hormonet e mbetura të nënës në rrjedhën e gjakut neonatal;
  • mbiprodhimi i testosteronit nga vetë i porsalinduri.
  • Ushqyerja nga ana tjetër nuk është aspak e lidhur me këtë fenomen.

Aknet neonatale: çfarë të bëni?

Kjo situatë zgjidhet vetvetiu brenda disa javësh ose, më së shumti, disa muaj, kështu që në përgjithësi nuk është e nevojshme të bëni asgjë. Më poshtë ju sjellim disa nga sugjerimet e përgjithshme nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë:

  • Asnjëherë mos përdorni ilaçe ose produkte specifike për puçrrat, përveç nëse rekomandohet në mënyrë të qartë nga një dermatolog pediatrik.
  • Trajtojeni lëkurën e foshnjës me një përkujdesje ekstreme, duke shmangur çdo lloj pastrimi dhe shtrydhje të puçrrave;
  • Lani lëkurën e bebit me ujë të ngrohtë (jo të nxehtë);
  • Shmangni produktet që janë përmbajnë shumë yndyrë për kujdesin e lëkurës së bebit (si vajrat).

Aknet neonatale dhe dermatiti atopik

Në anomalinë më të vogël të lëkurës së të porsalindurit, prindërit shqetësohen me të drejtë dhe mendojnë se mund të jetë ekzemë ose dermatit atopik, një sëmundje kronike inflamatore e lëkurës që është në të vërtetë mjaft e zakonshme. Megjithatë, ekzistojnë dallime të konsiderueshme të këtij problemi nga puçrrat neonatale.

Dermatiti Atopik, në të vërtetë, zakonisht shfaqet duke filluar nga mosha pesë / gjashtë muaj (pra më vonë se puçrrat e të porsalindurit) dhe manifestohet me flluska të rrumbullakëta të kuqe dhe me ujë të vendosura veçanërisht në fytyrë (një përjashtim bën zona rreth gojës, e cila ka tendencë të mbetet e shëndetshme) dhe në gjymtyrët. Në skalpin e kokës dhe ballë është gjithashtu e mundur që foshnja të ketë njolla të verdha në kafe nga ky problem.

Lexo edhe: A ndiejnë trishtim bebet?



  1. Aknet tek të sapolindurit – Pergrate

    […] Aknet tek të sapolindurit||Kliko ketu per te lexuar artikullin […]

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Çrregullimet e Spektrit të Autizmit!...

2 Prilli, është dita botërore dedikuar  sensibilizimit për Autizmin, prandaj le të shqyrtojmë pak më gjerësisht këtë spektër. Sot, sipas shumë statistikave matëse që realizohen në vende të ndryshme të...

Nëna me kronavirus sjell në...

Një grua e prekur nga koronavirusi ka sjellënë jetë një fëmijë ditën e sotme në Greqi. Nëna e infektuar, e cila vuan edhe nga sëmundje koronare të zemrës, e lindi...

Lind foshnja e parë me...

Një foshnjë e porsalindur ka rezultuar pozitive për koronavirusin në atë që mendohet të jetë rasti më i ri i sëmundjes në Mbretërinë e Bashkuar. Nëna e fëmijës, e cila...

A luajnë rol mjetet e...

Në vend të kësaj, ekzistojnë vetëm pastruesit e hundëve që lehtësojnë sikletin. Përdorimi i dehumidifikuesve, marrja e prebiotikëve, suplementeve të vitaminave ose ilaçeve bimore, në fakt asgjë nuk mund të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X