Ajo eshte nena…

0 0

Unë jam një nënë, ti je një nënë, mikja jote më e mirë është një nënë…Të jesh një nënë do të thotë të kesh provuar ndjesinë më të bukur në botë, do të thotë të kesh provuar të jesh e pazëvendësueshme.

Për nënat janë thënë fjalët më të bukura, janë thënë fjalët më të bukura edhe për marrëdhënien e mrekullueshme që ekziston midis saj dhe fëmijës, për lidhjen unike që i lidh ata të dy.

Për nënat është thënë…

  • Asnjë fjalë nuk mund të përshkruajë fuqinë, bukurinë dhe heroizmin që mbart brenda saj dashuria e nënës!
  • Lindja është i vetmi takim në të cilin je e sigurt se do të takosh dashurinë e jetës tënde!
  • Nëse një nënë nuk është në gjendje të rrisë fëmijët e saj në mënyrën e duhur, nuk duhet të mendojë se do të ketë rëndësi sa në perfeksion i ka bërë të gjithë gjërat e tjera!
  • Të sjellësh në jetë një fëmijë është një vendim shumë i rëndësishëm, të vendosësh të sjellësh në jetë një fëmijë është të vendosësh të lejosh zemrën tënde të ecë jashtë trupit.
  • Nëna shtrëngon dorën e fëmijës për një kohë të shkurtër dhe shoqëron zemrën e tij për një kohë të gjatë!
  • Profesioni i prindit është profesioni më i vështirë, dhe njëkohësisht më i mrekullueshëm në botë!
  • Lumturia e një nëne është si një fanar që ndriçon të ardhmen, por që reflekton edhe në të shkuarën nëpërmjet kujtimeve të bukura!
  • Dora që përkund djepin është ajo që mban botën!
  • Të gjitha nevojat e fëmijës plotësohen nga nëna. Nëna është ajo e cila është në gjendje të dëgjojë edhe psherëtimën më të vogël të fëmijës ndërsa të gjithë flejnë.
  • Në nuk vijmë nga lulet apo yjet, ne vijmë nga qumështi i nënës. Kemi ardhur në jetë dhe kemi mbijetuar vetëm falë dashurisë, mirëkuptimit dhe kujdesit të nënës!

Lexoni dhe: Të jesh nënë është njësoj si të jesh e dy-punësuar

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X