Bashkëshorti juaj është gati të bëhet prind nëse…
- Nuk ka frikë nga fëmijët. Ai tregohet shumë i dashur me ta dhe përpiqet t’i mbrojë edhe nëse bëhet fjalë për një fëmijë që ndodhet në park.
- Ai kërkon një kafshë shtëpiake. Ai do diçka të përkëdhelë dhe t’i japë dashuri. Pse të mos jetë një fëmijë dhe jo një qenush i vogël?
- Ai nuk mendon më vetëm për punën. Nëse dikur për të kishte më shumë rëndësi të shkëlqente në punë tani mund të shprehë se ka edhe gjëra të tjera më të rëndësishme.
- Nuk i pëlqen më të dalë në mbrëmje. Mund të ndodhë që në fundjave të parapëlqejë të qëndrojë shtrirë në divan dhe të qetësohet.
- Ai nuk kërcen më si më parë. Tani ka filluar të ketë një pamje më serioze edhe në kërcim, ndoshta ka filluar t’i ngjajë pak të atit.
- Ai nuk ka më nevojë për alarm. Edhe nëse do të flejë më shumë nuk mundet, pasi fshikëza e tij nuk mund të qëndrojë pa u boshatisur për 8 orë. Shenja të plakjes dhe për pasojë të nevojës për të përjetuar rolin e ri.
- I pëlqejnë pushimet e qeta. Më parë mund të ngjiste edhe një mal në këmbë për të bërë eksperiencë dhe tani po ju kërkon të pushoni në një resort all-inclusive? Shumë mirë, është koha t’i jepni atij një fëmijë.
- Të gjithë miqtë e tij kanë fëmijë. Ai së shpejti mund të kërkojë të njëjtën gjë!
Lexoni edhe:
Cfare duhet te dije babai i nje vajze
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu