Aftësitë para-gjuhësore nga logopede Aurora Lushej

0 0

Janë disa aftësi themelore që bebet duhet të kenë përpara se të fillojnë të flasin…

Përpara se bebet të thonë fjalët e para, janë disa aftësi fundamentale që duhet të kenë – Aftësitë Para-Gjuhësore. Këto aftësi janë mënyrat sesi bebet komunikojnë para se të jenë të aftë “të flasin”. Këto aftësi i lejojnë fëmijës të kuptojë gjuhën, që do ta ndihmojë atë më pas të komunikojë verbalisht! 3 nga aftësitë kryesore para-gjuhësore janë:

  1. Reagimi– reagimi i referohet faktit kur bebi mundohet të shikojë dhe të dëgjojë çfarë po ndodh përreth tij. Të shikuarit e fytyrës së babait apo një lodre të vendosur afër fytyrës së tij apo edhe të dëgjuarit si për zërinenënës apo edhe qentë që lehin. Bebet do mësojnë të diferencojnë fytyrat dhe zërat dhe të kuptojnë cilët nga ata janë më të rëndësishëm.
  2. Imitimi dhe Merr-Jep: Imitimi apo kopjimi është esenca e ndërveprimit social sepse është komunikimi reciprok (shkëmbimi social apo Merr-Jep). Duke zhvilluar aftësitë imituese dhe Merr-Jep, një bebe apo fëmijë i vogël, është më i predispozuar të ketë sukses në imitimin e fjalëve dhe fjalive ndërkohë që gjuha zhvillohet.
  3. Vëmendja e përbashkët: Vëmendja e përbashkët i referohet aftësisë për të ndjekur fokusin e vëmendjes së një personi tjetër dhe gjithashtu të drejtosh vëmendjen e dikujt tek diçka që të intereson (pra, vëmendja e përbashkët është kur vëmendja e të dyve është në të njëjtin drejtim). Kjo tregon se fëmija ka si qellim të komunikojë. Për shembull, kur një bebe apo fëmijë tregon me gisht një objekt, kjo e nxit prindin apo kujdestarin të bashkëveprojë me fëmijën dhe të emërtojë objektin.

Vëzhgojini këto aftësi tek fëmija juaj, nëse vëreni se ka vështirësi me ndonjërën prej tyre, atëherë nxiteni me aktivitete të ndryshme (lodra, lojëra) në mënyrë që ta përmirësojë atë aftësi. Si mund ta ndihmojmë fëmijën?

  • Nxiteni të imitojë duke përdorur imitimin me objekte fillimisht, pra zgjidhni disa objekte që fëmija i preferon (e mira është të përdorni lodra apo objekte që lëshojnë tinguj, përshembull: zile, makina, topi, treni, ora etj.) sepse janë më interesante për fëmijët.
  • Qëndroni përpara pasqyrës me fëmijën tuaj dhe bëni lëvizje të trupit si: rrotullim, kërcim, ngritje e duarve lart, duartrokitje etj. Gjithmonë duhet filluar me lëvizje të motorikës globale, lëvizje që janë të thjeshta për fëmijën. Më pas fillojmë me lëvizje më të vështira, si për shembull: lëvizjet e gishtave, prekje e syve, shtyp butonat etj.
  • Përdorni objektet e preferuara të fëmijës në mënyrë që të rritni reagimin e tij dhe vëmëndjen e përbashkët. Vendosini objektet e preferuara të fëmijës në vende që ai i shikon por nuk i merr dot dhe i thoni atij/asaj: “Shiko, flluskat!” Sapo fëmija t’i vështrojë ato, jepjani të luajë me to.

Nëse vazhdon të ketë vështirësi edhe pas nxitjes së vazhdueshme, atëherë drejtohuni tek një specialist i fushës pasi fëmija juaj mund të ketë nevojë për ndihmë profesionale. Nga ana tjetër, nëse i ka arritur këto aftësi para-gjuhësore, atëherë ai/ajo ka bazë të fortë të gjuhës së kuptuar  Hapi i radhës, Fjala e Parë! 

Msc. Aurora Lushej

Logopede & Terapiste ABA

Lexo edhe: Pse nuk duhet “të presim” … me fëmijët që kanë vonesë në të folur, nga logopedja Aurora Lushej/ VIDEO






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Këshilla për trajnimin e tualetit...

Presioni për të mësuar fëmijën të shkojë në tualet mund të jetë intensiv. Çerdhja ose kopshti i fëmijës suaj ka caktuar një afat. Ju dëshironi të vazhdoni me të tjerët...

Rëndësia e vizatimeve të fëmijëve...

"Interpretimi i vizatimit të fëmijëve - zbulo fëmijën tënd" është një nga librat e psikologes Lorela Garuli e cila ka vënë këtë libër udhëzues në dispozicion të prindërve, mësuesve, edukatorëve...

Shkëputja dhe rikthimi i fëmijës...

Periudha e vjeshtës është koha kur shumë nëna vendosin të çojnë për herë të parë vogëlushët e tyre në çerdhe, gjë që shoqërohet me ankthin e ndarjes, pasiguritë nëse kanë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X