Adoleshentët mund t’i bëjnë më shpejt detyrat e shtëpisë, nëse jua thoni me këtë ton

Adoleshentët kanë më pak gjasa të kryejnë detyrat e shtëpisë nëse nënat e tyre u flasin atyre me një ton ‘kontrollues’, thotë një studim.




0 0

Shkencëtarët nga Universiteti Cardiff analizuan se si 1000 adoleshentë reaguan ndaj të njëjtave detyra kur jepeshin nga gratë me tone të ndryshme të zërit.

Ata zbuluan se adoleshentët ishin më të gatshëm të bënin detyrat e tyre të shtëpisë kur u flitej në mënyrë inkurajuese.

Tonet mbështetës të zërit mendohet se u japin adoleshentëve një “sens të zgjedhjes”, edhe nëse u thuhet që të bëjnë diçka.

Kjo mund t’i bëjë ata t’ju respektojnë dhe të ndihen si të pavarur dhe me vetëbesim.

“Nëse prindërit duan që bisedat me adoleshentët e tyre të sjellin përfitimin më të madh, është e rëndësishme të mbani mend që të përdorni ton zëri që të duket sa më mbështetës,” thanë autorët.

Kur prindërit flasin me një ton të tillë, adoleshentët ndihen më të lumtur dhe më të kujdesshëm dhe si rezultat, përpiqen më shumë për shkollën, pasi ju duket sikur prindërit i mbështesin.

Prindërit shpesh përpiqen të motivojnë fëmijët e tyre që të sillen në një mënyrë të caktuar, shkruajnë shkencëtarët në revistën Psikologjia e Zhvillimit.

Inkurajimi i tyre për të bërë detyrat e tyre të shtëpisë është një “sfidë e zakonshme”, me hulumtime që sugjerojnë se kjo mund të ndikojë në të ardhmen e fëmijëve në shkollë.

Shkencëtarët  analizuan 486 djem dhe 514 vajza të moshës midis 14 dhe 15 vjeç.

Adoleshentët u futën në dy grupe ku dëgjuan mesazhe identike të folura nga gratë me fëmijë adoleshentë.

Toni i përdorur ishte kontrollues, mbështetës ose neutral.

Secili prej adoleshentëve u pyet se si do të ndjehej nëse nëna do t’u kishte folur kështu.

Rezultatet zbuluan se ata që dëgjuan urdhërin me një ton kontrollues u shprehën të pakënaqur. Ndërsa adoleshentët që dëgjuan mesazhet me një ton më të ulët dhe motivues shfaqën reagime pozitive.

Këto rezultate ilustrojnë bukur se sa i fuqishëm është zëri ynë dhe se zgjedhja e tonit të duhur për të komunikuar është thelbësor në të gjitha bisedat tona.

Lexo edhe: Adoleshentët në gjithë botën, më shumë në rrezik






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Këshilla për trajnimin e tualetit...

Presioni për të mësuar fëmijën të shkojë në tualet mund të jetë intensiv. Çerdhja ose kopshti i fëmijës suaj ka caktuar një afat. Ju dëshironi të vazhdoni me të tjerët...

Rëndësia e vizatimeve të fëmijëve...

"Interpretimi i vizatimit të fëmijëve - zbulo fëmijën tënd" është një nga librat e psikologes Lorela Garuli e cila ka vënë këtë libër udhëzues në dispozicion të prindërve, mësuesve, edukatorëve...

Shkëputja dhe rikthimi i fëmijës...

Periudha e vjeshtës është koha kur shumë nëna vendosin të çojnë për herë të parë vogëlushët e tyre në çerdhe, gjë që shoqërohet me ankthin e ndarjes, pasiguritë nëse kanë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X