Adoleshentët më shumë se kurrë të fiksuar pas pamjes, ç’duhet të bëjnë prindërit

0 0

Jetesa me orare të kufizuara, qëndrimi më gjatë në shtëpi, mësimi on line, sigurisht nuk u ka bërë mirë adoleshentëve, në shumë pikëpamje. Një nga efektet e kësaj periudhe ka qenë fokusi i vajzave dhe djemve në kryerjen e aktivitetit fizik dhe ndjekjes së dietave ushqimore duke numëruar kaloritë që merrnin çdo ditë.

Rezultatet e një sondazhi

Kjo është pamorama që del nga një sondazh i kryer nga Eurodap, Shoqata Evropiane për Çrregullime Paniku, sipas së cilës shumë të vegjël nuk i janë nënshtruar tundimeve gastronomike, por përkundrazi kanë bërë gjithçka për të qëndruar në formë, shpesh duke rënë pre e sjelljeve jo të shëndetshme. Fiksimi për pamjen fizike ka çuar në fakt 40% të vajzave në dieta të rrepta me qëllim për të mbajtur rroba me masën XS, ndërsa e njëjta përqindje e meshkujve janë angazhuar në stërvitje rraskapitëse për të rritur masën muskulare. Pavarësisht nga gjinia, megjithëse ishin të vetëdijshëm për rreziqet e dietave drastike ose trajnimit të tepruar, nuk i morën parasysh ato aspak, pasi përpjekja për të arritur një përsosmëri imagjinare fiton mbi gjithçka.

Rreziqet e planeve të hartuara vetë

Në shumicën e rasteve, 67%, të rinjtë pranojnë se nuk janë drejtuar tek një profesionist për një plan ushqimi adekuat ose për një trajnim të duhur, por janë drejtuar vetë duke kërkuar në internet ose duke kërkuar këshilla nga një mik. Për më tepër, sigurisht nuk është për t’u habitur që adoleshentët zhvillojnë, pak a shumë, një mani me aftësinë fizike pasi për 87% të tyre aspekti fizik është mbizotërues në zgjedhjen e një partneri të mundshëm.

Shpesh prindër që nuk dyshojnë

Prindërit, nga ana e tyre, duket se nuk janë të vetëdijshëm për qëllimet e fëmijëve dhe, pjesërisht, duken të pavëmendshëm për këtë çështje. Ndonjë këshillë për ta? Kushtojini vëmendje çdo ndryshimi në zakonet e të ngrënit ose të sportit të fëmijëve tuaj dhe mos e nënvlerësoni kurrë shfaqjen e simptomave depresive ose sjelljeve obsesive, siç janë numërimi i kalorive në mënyrë të vazhdueshme.

Si gjithmonë, është thelbësore të jepni një shembull të mirë, në të ushqyerit si në aktivitetin fizik dhe të mos i gjykoni fëmijët, por të përpiqeni t’i kuptoni.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Provimet e maturës, si të...

Ndër truket më të mira për të marrë maksimumin nga të mësuarit në shkollë, mund të jetë gjithashtu aktiviteti i shëndetshëm fizik. Një hap i vetëm mund të jetë i...

Puberteti tek fëmijët varet nga...

Mosha në të cilën vjen zhvillimi seksual tek adoleshentët varet nga koha se kur e kanë arritur pubertetin nënat e tyre. Dhe kjo nuk vlen vetëm për vajzat, por edhe...

Baballarë, ja si ta përballoni...

Një baba i një adoleshenteje i cili u suprizua kur e bija me të cilën kishte shumë miqësi i tha se do të dilte me një djalë, ka shkruar rreth...

5 fazat e pubertetit qe...

Si nëna e një vajze në prag të pubertetit është e rëndësishme që ju të jeni në dijeni për fazat që vajza juaj do të kalojë. Por pse ju nevojiten...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X