A sjell përfitime shëndetësore uji mineral?

Uji mineral vjen nga rezervuarët dhe burimet natyrore nëntokësore.




0 0

Mund të jetë i pasur me disa minerale thelbësore, përfshirë kalciumin, magnezin dhe natriumin. Prandaj, pirja e ujit mineral mund të ofrojë disa përfitime shëndetësore.

Çfarë është uji mineral?

Në dallim nga llojet e tjera të ujit, uji mineral mbushet në burimin e tij dhe përmban minerale natyrale dhe elementë të tjerë dallues.

Sipas Administratës së Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA), uji mineral duhet të ketë jo më pak se 250 miligramë për litër të mineraleve apo elementeve të tjera dallues nga burimi. Shtimi i mineraleve gjatë konservimit nuk lejohet.

Uji mineral i gazuar natyrisht është i gazuar, por lejohet shtimi ose heqja e gazit të dioksidit të karbonit (CO2) gjatë mbushjes së shisheve.

Uji mineral gjithashtu mund të trajtohet për të eleminuar substancat potenciale toksike si arseniku.

Siç sugjeron emri i tij, uji mineral mund të përmbajë sasi të mëdha të mineraleve dhe komponimeve të tjera që ndodhen në natyrë, duke përfshirë magnez, kalcium, bikarbonat, natrium, sulfat, klorur, dhe fluorid.

Llojet dhe sasitë e mineraleve varen nga burimi i ujit. Si rezultat, përfitimet shëndetësore dhe aroma e ujit mineral ndryshon shumë.

Më në fund, ndërsa uji i çezmës mund të sigurojë disa minerale, uji mineral në shishe është përgjithësisht më i pasur me këto komponime.

Përfitimet shëndetësore nga uji mineral

Për shkak të përbërjes së tij unike të mineraleve dhe komponimeve organike, uji mineral natyral mund të ofrojë disa përfitime shëndetësore.

  • Mund të përmirësojë shëndetin e kockave

Marrja  e kalciumit është e rëndësishme për shëndetin e kockave në të gjitha fazat e jetës, pasi ndihmon zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kockave. Uji mineral është një burim i mirë i kalciumit. Në fakt, studimet kanë treguar që trupi juaj mund të thithë kalciumin nga uji mineral po aq sa nga produktet e qumështit. Bikarbonati dhe magnezi që gjenden tek uji mineral mund të ndihmojnë gjithashtu për kocka të forta.

  • Mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut

Hulumtimet sugjerojnë që nivelet e pamjaftueshme të kalciumit dhe magnezit mund të kontribuojnë në presionin e lartë të gjakut, i cili është një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës.

Por një studim i fundit ka treguar se uji i pijshëm i pasur me  magnez dhe kalcium ul në nivele të konsiderueshme presionin e gjakut.

Duke pasur parasysh që uji mineral mund të jetë një burim i mirë i të dy këtyre lëndëve ushqyese, pirja e tij mund të ndihmojë në uljen e nivelit të presionit të gjakut, veçanërisht tek njerëzit që kanë nivele të larta të tij.

  • Mund të përmirësojë shëndetin e zemrës

Uji mineral i gazuar gjithashtu mund të mbrojë nga sëmundjet e zemrës.

Dy studime te gratë pas menopauzës zbuluan se pirja e 0,5-1 litër ujë mineral i gazuar në ditë uli ndjeshëm nivelet e triglicerideve dhe kolesterolit LDL (të keq), ndërsa rrit nivelin e kolesterolit HDL (të mirë). Magnezi në këtë ujë gjithashtu mund të përfitojë shëndetin e zemrës, pasi një studim shoqëroi nivele më të larta të magnezit në ujë me një rrezik të zvogëluar të vdekjes nga sëmundjet e zemrës.

  • Mund të ndihmojë kundër kapsllëkut

Uji mineral i pasur me magnez mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin dhe trajtimin e kapsllëkut. Kërkimet kanë treguar që magnezi tërheq ujin nga zorrët dhe relakson muskujt e zorrëve. Kjo i bën mbetjet ushqimore të kalojnë më lehtë.

Probleme të mundshme

Megjithëse pirja e ujit mineral konsiderohet e sigurt për shumicën e individëve, disa marka mund të jenë shumë të pasura me natrium për ata që kanë nevojë për një dietë me përmbajtje të ulët të natriumit.

Për më tepër, ekzistojnë disa debate shqetësuese për përmbajtjen mikroplastike të ujit mineral në shishe plastike.

Ndërsa efektet shëndetësore afatgjata të mikroplastikës janë ende të panjohura, studimet e hershme sugjerojnë që këto grimca të vogla mund të grumbullohen në trupin tuaj dhe të rritin inflamacionin.

Më në fund, uji mineral me gaz është më me acid se uji i zakonshëm dhe ekspozimi ndaj acidit mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve tuaj.

Lexo edhe: Cfare uji te pijme gjate gjidhenies?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X