A shkakton bilingualiteti/ dygjuhësia vonesë të të folurës së fëmijës?

0 0

Ky material është përshtatur nga terapistja Christina-May, specialiste për zhvillimin gjuhësor të fëmiëjve.

Së pari, është e rëndësishme të bëhet dallimi midis dy llojeve kryesore dhe më të zakonshme të dygjuhësisë (bilingualitetit). Simultane dhe sekuente, kjo është mjadt e rëndësishme pasi ato kanë piketa të ndryshme.

Dygjuhësia simultane i referohet përvetësimit të të dy gjuhëve që nga lindja. Dygjuhësia sekuente i referohet zhvillimit të një gjuhe të dytë para moshës 3 vjeç.

Dygjuhësia simultane

Një fëmijë duket se kalon nëpër dy faza; faza e parë, faza e padiferencuar është formimi i një sistemi të vetëm gjuhësor, i përbërë nga të dy gjuhët njësoj si proceset që zhvillon një fëmijë njëgjuhësh. Kjo do të thotë që ata arrijnë të njëjtat piketa themelore në zhvillimin e gjuhës në lidhje me belbëzimin, fjalët e tyre të para dhe shfaqjen e kombinimeve të fjalëve pavarësisht nga fakti se ata kanë më pak ekspozim ndaj secilës gjuhë krahasuar me moshatarët e tyre që rriten me vetëm një gjuhë. I vetmi ndryshim është se të dy gjuhët mund të përdoren në të njëjtën fjali ose madje brenda së njëjtës fjalë; pra përzierjen e gjuhëve së bashku.

Faza e dytë është faza e diferencuar, kjo është kur fëmija bën diferencimin midis dy gjuhëve dhe i përdor ato si sisteme të ndara, për qëllime të ndryshme dhe nganjëherë me njerëz të ndryshëm.

Mosha Faza Piketa Flamuri i kuq
Nga lindja- 2 muaj i padiferencuar nxjerrja e zanoreve
2-6 muaj i padiferencuar gumëzhitje nuk lëshojnë asnjë tingull
6-15 muaj i padiferencuar fjalët e para (mund të shfaqen më vonë se tek fëmijët njëgjuhësh) më pak se një fjalë në javë
1-2 vjeç i padiferencuar përzierje gjuhësore (fëmija mund të përdorë të dyja gjuhët brenda një fjale të vetme) më pak se 20 fjalë nga të dyja gjuhët në 20 muaj
2-3 vjeç i padiferencuar Përzierje gjuhësore ( fëmijë përdor fjalë të të dyja gjuhëve brenda një fraze ose fjalie) fjalë të numërueshme në 30 muaj; nuk ka kombinime të dy gjuhëve

Dygjuhësia sekuente

Përvetësimi i një gjuhe të dytë është një proces kryesisht i dallueshëm krahasuar me zhvillimin e një gjuhe të dytë. Fëmija mbështetet në njohuritë e gjuhës së tyre të parë dhe krijon ritmin e tyre në varësi të karakterit të secilit fëmijë, rrethanave unike shoqërore dhe kulturore dhe motivimit.

Faza Piketa Flamuri i kuq
gjuha e parë përvetësimi normal arritje jonormale
gjuha e dyta

periudha ndërvepruese

përdorimi i gjuhës joverbale dhe frazat e përziera përsëritje e tingujve, fjalëve dhe frazave
periudha e konkluzioneve rregullat gramatikore të gjuhës së parë aplikohen në gjuhën e dytë gabime sintaksore në gjuhën e parë
periudha e qetë zgjedhin të heshtin heshtje e zgjatur
ndërrimi i kodeve ndërrim i gjuhëve brenda të njëjtës bisedë vështirësi në gjetjen e fjalëve

Çfarë është vonesa e të folurit?

Një fëmijë konsiderohet se ka vonesë në të folur nëse zhvillimi i tij / saj i të folurit është dukshëm nën normën për fëmijët e së njëjtës moshë.

Një fëmijë me vonesë në të folur ka zhvillim të të folurit që është tipik për një fëmijë që zhvillohet normalisht, në një moshë më të re kronologjike.

Kjo do të thotë që aftësitë e fëmijës me vonesë në të  vonuar fitohen në një sekuencë normale duke arritur piketat e të folurit në një datë të mëvonshme.

A shkakton dygjuhësia vonesë në të folur?

Aktualisht nuk ka asnjë provë empirike për të lidhur dygjuhësinë me vonesën e të folurit tek fëmijët. Mësimi i dy gjuhëve nuk shkakton konfuzion dhe ose vonesa gjuhësore tek fëmijët e vegjël.

“Nuk ka asnjë provë shkencore deri më sot se dëgjimi i dy ose më shumë gjuhëve çon në vonesa ose çrregullime në përvetësimin e gjuhës. Shumë fëmijë në të gjithë botën rriten me dy ose më shumë gjuhë që nga fëmijëria pa treguar ndonjë shenjë të vonesave ose çrregullimeve gjuhësore ”.

Në cilën pikë kur diagnostikohet një vonesë në të folur  duhet “hequr” një gjuhë?

Tani për tani nuk ka prova empirike për të justifikuar kufizimin e fëmijëve me çrregullime të zhvillimit nga mësimi i dy gjuhëve. Prandaj braktisja e një gjuhe nuk ka qenë kurrë një mundësi. Këshillohet të shpjegohet rëndësia e mbajtjes së një gjuhe në shtëpi për rregullimin emocional dhe të sjelljes, si dhe lidhjet familjare dhe kulturore. Edhe tek fëmijë dygjuhësh me kushte të rënda siç janë çrregullimet e spektrit të autizmit, sërish fëmijët kanë mundur t’i mbajnë të dyja gjuhët.

Gjithashtu shkollimi ka një ndikim të fortë në mbizotërimin e gjuhës. Nëse prindërit vendosin të kalojnë në një të folur vetëm njëgjuhëshe, kjo respektohet por kurrë nuk inkurajohet. Gjuha e shtëpisë gjithmonë inkurajohet dhe prindërit mbështeten gjatë gjithë procesit të terapisë.

Lexo edhe: Pse nuk duhet “të presim” … me fëmijët që kanë vonesë në të folur, nga logopedja Aurora Lushej/ VIDEO






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Këshilla për trajnimin e tualetit...

Presioni për të mësuar fëmijën të shkojë në tualet mund të jetë intensiv. Çerdhja ose kopshti i fëmijës suaj ka caktuar një afat. Ju dëshironi të vazhdoni me të tjerët...

Rëndësia e vizatimeve të fëmijëve...

"Interpretimi i vizatimit të fëmijëve - zbulo fëmijën tënd" është një nga librat e psikologes Lorela Garuli e cila ka vënë këtë libër udhëzues në dispozicion të prindërve, mësuesve, edukatorëve...

Shkëputja dhe rikthimi i fëmijës...

Periudha e vjeshtës është koha kur shumë nëna vendosin të çojnë për herë të parë vogëlushët e tyre në çerdhe, gjë që shoqërohet me ankthin e ndarjes, pasiguritë nëse kanë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X