A qajne bebet ne barkun e nenes?

0 0

Shtatzania është një periudhë e mrekullueshme në jetën e gruas. Mrekullinë e një jete brenda saj nuk mund ta fshijnë të vjellat e mëngjesit, dhimbja e mesit, apo shumë probleme të tjera që mund të shafqen. Gruaja fillon të mendojë në lidhje me atë çfarë fëmija i saj është duke bërë ndërsa është brenda barkut duke filluar që në fazat e hershme të shtatzanisë.

Por a e keni menduar ndonjëherë nëse fëmija është në gjendje apo jo të qajë ndërsa është brenda uterusit?

Fëmija është në gjendje të qajë. Sipas disa studimeve të publikuara në “Neë health advisor”, të qarët është një sjellje që fëmija e fiton që në barkun e nënës, duke filluar nga java e 28 e shtatzanisë. Kjo është vërtetuar edhe me anën e një ekografie të rregjistruar. E qara e heshtur e fëmijës mund të ndodhë në momentet që nëna konsumon duhan apo kokainë.

Të qarët e fëmijës brenda uterusit

Zbulimi ka ndodhur në mënyrë rastësore ndërsa studjuesit ishin  duke vëzhguar reagimet e fëmijës në momentin që nëna do të ishte duke konsumuar këto substanca. Në atë moment fëmija mund të fillojë të hapë gojën, të nxjerrë dhe deformojë gjuhën si edhe të bëjë disa frymëmarrje të çrregullta. Në një nga videot vërehet një fetus vajzë që kthen kokën në anën tjetër, shtërngonte gjoksin si edhe bënte 3 frymëmarrje të shpejta shoqëruar nga dridhja e mjekrës. Kjo përgjigje shkaktohet si pasojë e kombinimit të marrjes së një stimuli, perceptimit të tij si një stimul negativ, si edhe përgjigjjes në mënyrën e duhur.

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X