Kohët e fundit, prindërit kanë tendencë t’i mbajnë fëmijët e tyre të mbyllur brenda dyerve. Ata i mbajnë fëmijët larg nga dielli, ajri i pastër dhe natyra e tërë. Qoftë një bebe, një fëmijë kopështi apo që është futur në shkollë, shumica e nënave i angazhojnë kalamajtë brenda. Është mirë t’u dhuroni atyre një atmosferë të pastër, por jo t’i privoni ata nga ajo që ka dhënë natyra.
Të vegjlit tanë kanë nevojë për aktivitete në natyrë për t’u bërë një me të. Sa më herët që ata ekspozohen në natyrë, aq më mirë i bën kjo sistemit të tyre imunitar.
Në një studim të kryer nga Universiteti i Kolegjit të Delhi, është zbuluar se 50% e foshnjave në Indi kishin mungesa nga vitamina D. Mjekët thanë se ekspozimi i 40% të pjesëve të trupit në diell për 30 minuta në javë mund të mbajë foshnjat me një nivel të mjaftueshëm të vitaminës D.
Dielli në mëngjes nuk është shumë fortë. Nxirrini foshnjat tuaja për një shëtitje në parqet pranë shtëpisë. Foshnjat tërhiqen nga ngjyra e gjelbër; për të mos përmendur sytë e tyre kuriozë kur shohin pemët apo gjethet të lëvizin. Ne nuk kemi nevojë për të bërë fotografi që t’jua mësojmë këto gjëra fëmijëve, përkundrazi, mund t’jua mësojmë atyre në atmosferën e vërtetë, në atë realen.
Lërini cicërimat e zogjve të stimulojnë botëkuptimin e të vegjëlve tuaj. Lërini fëmijët të “përqafojnë” natyrën. Lërini të eksplorojnë. Kështu ata do të mësojnë dhe jetojnë duke vlerësuar natyrën dhe kjo do të jetë rrjedha e duhur e rritjes së tyre.
Lexo edhe: Si t’i mbrojmë fëmijët nga pickimet e insekteve?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu