A nënkuptojnë periodat e parregullta një jetëgjatësi më të shkurtër?

Gratë, ciklet menstruale e të cilave ndryshojnë vazhdimisht nga norma 28-ditore, mund të kenë një rrezik të rritur për vdekje të hershme, thotë studimi i ri.




0 1

Studimi zbuloi se gratë që kishin perioda të parregullta ose cikle menstruale shumë të zgjatura kishin një të tretën më shumë rrezik të lartë, se sa gratë me një cikël menstrual normal, thotë studimi që ka zgjatur dy dekada.

Problemet themelore mjekësore

Sidoqoftë, “këto rezultate nuk janë shkak për alarm në gratë që kanë cikël të parregullt menstrual”. Ky rezultat, pra jetëgjatësia e shkurtuar dhe ciklet menstruale të çrregullta lidhen ndoshta edhe për shkak të problemeve të tjera mjekësore.

Një cikël tipik menstrual përsëritet çdo 28 ditë, sipas Zyrës Amerikane për Shëndetin e Grave. Një ndryshim në këtë model 28 ditor nuk është i rrallë. Vajzat adoleshente dhe gratë para menopauzës, shpesh kanë cikle të parregullta.

Ekziston një numër problemesh mjekësore që lidhen me ciklet e parregullta menstruale. Këto probleme përfshijnë mbipeshën, diabetin ,sindromin e vezores policistike, stresin dhe gjëndrat tiroide.

Studimi vjen nga Shkolla Mjekësore Harvard në Boston dhe Kolegji Mjekësor Tongji në Kinë. Ai përfshiu gati 94 000 gra. Në fillim të studimit, asnjëra nga gratë nuk kishte ndonjë historik të sëmundjeve të zemrës, enëve  të gjakut, kancerit ose diabetit.

Gratë raportuan kohën e zakonshme të periodave të tyre, si dhe sa shpesh i kishin ato. Shëndeti i tyre u ndoq nga 1991 deri në 2013.

Rrezik më i madh i vdekjes së parakohshme

Gjatë studimit, pothuajse 1 700 gra vdiqën. Më shumë se 800 vdiqën nga kanceri, dhe 166 nga sëmundjet e zemrës ose enëve të gjakut, thanë studiuesit.

Gratë që thanë se ciklet e tyre menstruale ishin gjithmonë të parregullta midis moshës 14 dhe 17 vjeç kishin 21% më shumë shanse që të vdisnin nga ndonjë problem se sa gratë që kishin perioda të rregullta. Gratë me perioda vazhdimisht të parregullta nga mosha 18 vjeç deri në 22 kishin 34% më shumë rreziqe të vdisnin nga ndonjë problem.

Studiuesit thanë se ata panë një lidhje midis cikleve menstruale vazhdimisht të parregullta në moshat 28 deri 48 vjeç dhe një rrezik më të lartë të vdekjes së parakohshme.

Gratë që kishin cikël menstrual më të gjatë se mesatarja (më shumë se 32 ditë) kishin rreth 25% më shumë rrezik  të vdisnin nga ndonjë shkak gjatë studimit sesa gratë me një cikël të zakonshëm nga 26 deri në 31 ditë.

Studiuesit u përpoqën të kontrollonin të dhënat për të gjetur faktorë të tjerë që mund të kenë rritur rrezikun e vdekjes përfshirë,  indeksin e masës trupore, racën / përkatësinë etnike, aktivitetin fizik dhe faktorët e tjerë të mënyrës së jetesës, por nuk gjetën.

Një mënyrë jetese e shëndetshme

Dr Adi Davidov është drejtor i programeve për obstetrikë dhe gjinekologji në Spitalin Universitar të Staten Island, në Neë York City. Ai tha se zbulimet e studimit ishin shqetësuese. Ai gjithashtu tha se do të donte të shihte më shumë hulumtime për të përcaktuar nëse ndërmarrja e hapave për të korrigjuar periodat  e parregullta do të ndikonte në numrin e vdekjeve.

“Mjekët kanë kuptuar prej kohësh që gratë që shpesh kanë perioda të parregullta kanë probleme themelore mjekësore që kanë efekte të dëmshme për shëndetin e tyre. Problemet si sindromi ovarian polycistic shkaktojnë perioda të parregullta dhe shpesh shoqërohen me diabet”, tha Davidov.

Davidov tha se gjinekologët mund të duan të ndërmarrin hapa shtesë për të korrigjuar ciklet menstruale të grave.

Kramer tha që gratë që kanë perioda të parregullta mund të përqendrohen në një mënyrë jetese të shëndetshme. Ai sugjeroi një dietë të shëndetshme, ushtrime të rregullta, të heqin dorë nga duhani dhe të kryejnë kujdes të rregullt mjekësor parandalues.

Lexo edhe: 9 shenjat që tregojnë se keni çekuilibër hormonal






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X