Një video që qarkullon online thotë se pasta e dhëmbëve mund të shtrëngojë lëkurën dhe të tkurrë poret, duke çuar në gjoks të fortë që duket më i madh dhe i ngritur. Në vetëm pesë ditë. Video të tjera pretendojnë një përzierje të pastës së dhëmbëve dhe vazelinës për këtë efekt.
Na vjen keq ta themi këtë, por nuk ka shumë që mund të bëni për të bërë mrekulli me gjinjtë e varur. Natyrisht, gjinjtë bëhen më të butë e të varur me moshën. Forca e gravitetit po tërhiqet vazhdimisht kundër indeve të tyre mbështetëse, pa marrë parasysh se çfarë sytjena ju mbani, sa keni punuar në muskujt e gjoksit ose pozicionin që ju flini. (Edhe pse gjumi në shpinë mund të ndihmojë të paktën pak!)
Ndoshta jo çuditërisht, nuk ka asnjë shkencë që mbështet qasjen ndaj pastës së dhëmbëve për të mbajtur gjinjtë lart.
Më keq akoma, aplikimi i pastës së dhëmbëve në gjinjtë tuaj mund të jetë irritues. “Pasta e dhëmbëve u përgatit për gojën tuaj”, thotë Dr. Greves.
Vazelina, nga ana tjetër, të paktën t’ju hidratojë. Dhe po, gjinjtë tuaj kanë nevojë për këtë. Mjekët tregojnë se ka shumë paciente që kujdesen për të hidratuar pjesë të ndryshme të trupit, por harrojnë ta bëjnë këtë me gjinjtë.
Lexo edhe: E verteta rreth meshkujve dhe gjoksit te femrave!
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu