A ndihmon dieta e kafesë për të humbur peshë?

0 0

Çfarë është dieta e kafesë, saktësisht?

Plani, sipas mjekut Bob Arnot, përfshin të pini një minimum prej tre filxhanë kafe në ditë. Dr. Arnot përfshin një hulumtim të mirë në librin e tij rreth aftësisë së kafesë për të frenuar oreksin, për të zvogëluar absorbimin e yndyrës, për të rritur metabolizmin, për të përmirësuar qarkullimin dhe për të djegur dhjamin. Ai këshillon të shmangni sheqerin, kremin dhe qumështin, sidoqoftë, pasi që ato reduktojnë absorbimin e polifenolit.

A mund të nxisë dieta e kafesë humbjen e peshës?

Pra, a është kafeja me të vërtetë zgjidhja për të humbur kilogramë? Për shkak të përfitimeve të lartpërmendura, të cilat janë të mbështetura në hulumtime, ajo mund të ndihmojë. Megjithatë, mbani në mend disa pika të rëndësishme.

Së pari, duke pirë kafe gjatë gjithë ditës, pa marrë parasysh pjesën tjetër të dietës suaj, ndoshta nuk do keni rezultate. Thjesht zëvendësimi i  ushqimeve të shëndetshme me kafe të zezë mund të bëhet një formë e kufizimit që privon trupin tuaj nga lëndët ushqyese. Me fjalë të tjera, nuk është vetëm kafeja por balanca e modelit tuaj të përgjithshëm të ngrënies që është çelësi i humbjes së peshës.

Për disa njerëz, kafeja mund të shkaktojë acarim të sistemit tretës, duke përfshirë urthin. Shumë kafeinë gjithashtu mund të rrisë presionin e gjakut, të shkaktojë ankth, rrahje të shpejta të zemrës, lodhje, dehidratim dhe të ndikojë në gjumë.

Kafeja është e mirë për ju, sidomos pa shtesat. Por nuk është një shkop magjik dhe mund shkaktojë efekte të padëshiruara anësore. Nëse e doni kafen, kënaquni me një ekuilibër të shëndetshëm. Por nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë, përqendrohuni  në një fokus më të gjerë. Të hani shëndetshëm, të jeni aktivë, të flini mirë dhe të menaxhoni stresin.

Lexo edhe: Kafeja e shkakton apo e parandalon kancerin? Ja çfarë thotë studimi






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X