A mundet nje nene te ushqeje me gji nese ka temperature

0 0

Shumë nëna bëhen dyshuese nëse duhet të vazhdojnë gjidhënien në momentin që në trupin e tyre mund të shfaqet një temperaturë e lartë. Nuk duhet në asnjë mënyrë të ushqeni fëmijën tuaj me biberon për shkak të një gjendje gripale, sepse rreziqet që shfaqen janë shumë minimale, ndërsa benefitet e qumështit të nënës mbeten të pazëvendësueshme.

Rrini të qeta pasi fëmija nuk pëson asnjë gjë!
Ju duhet të dini se qumështi i gjirit nuk përfaqëson një rrugë nëpërmjet së cilës fëmija do të marrë gripin e nënës. Shumica e viruseve nuk arrin të kalojë në qumështin e gjirit dhe kjo është vërtetuar me anën e disa studimeve që janë bërë. Në përfundim është arritur të provohet se transmetimi i virusit të gripit nga nëna tek fëmija me anën e qumështit të gjirit është shumë i rrallë.

A mund tja ngjis fëmijës tim temperaturën?
E fillojmë me një pyetje. A është temperatura një sëmundje? Sigurisht që jo! Temperatura është një simptomë dhë një përgjigje e organizmit për të treguar se dicka po e “sulmon”. Pra nuk duhet të keni frikë pasi temperatura nuk ngjitet tek fëmija.

Është një faktor mbrojtës
Nuk mund të themi se gripi nuk mund të transmetohet nga nëna tek fëmija, por nëse kjo ndodh nuk do të jetë “shkaktar” qumështi i gjirit, por qëndrimi i fëmijës pranë nënës. Qumështi i gjirit krijon një faktor mbrojtës në këtë drejtim, benefit që qumështi artificial nuk e ofron. Fëmijët të cilët ushqehen me gji kanë tendencë ta kalojnë më lehtë një gjendje gripale. Por, pse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse antitrupat që gruaja prodhon për të luftuar sëmundjen, shkojnë edhe tek fëmija nëpërmjet qumështit, duke e mbrojtur atë. Përvec kësaj qumështi i nënës prodhon edhe antitrupa të posacëm për të luftuar infeksionet bakteriale, të cilat mund të shfaqen si një komplikacion i gjendjes gripale.

Mund të përdorim medikamente?
Nuk ka arsye pse nëna të ndërpresë gjidhënien. Duke qënë se sëmundja mund të shkaktojë tek ajo gjendje lodhje dhe këputje trupi, duhet që ajo të pushojë shumë dhe të marrë paracetamol, i cili është një medikament i tolerueshëm për organizmin e fëmijës.

Ushqyerja
Dihet që një person në gjendje gripi shfaq mungesë të theksuar oreksi, dhe në këtë rast nëna mund të mos ketë dëshirë të hajë shumë. Kini parasysh se nuk duhet ta mundoni veten të hani dicka që nuk doni në momentin që nuk keni uri. Ju duhet të konsumoni ato cfarë dëshironi në momentet që ju keni uri, dhe kujtohuni të pini shumë lëngje, kjo pasi lëngjet kanë benefite edhe për gjidhënien edhe për një hidratim të mirë të organizmit.

Mbani mend!
Nëna duhet të marrë disa masa paraprake në rast se është në gjendje gripi. Ajo duhet të mbajë një higjenë shumë të mirë të duarve dhe fytyrës, dhe në të gjitha rastet që i afrohet fëmijës duhet të mbulojë gojën dhe hundën me anën e një maske, kjo edhe ndërsa është duke i dhënë gji.

Lexoni edhe: Keni tempereature, ja si te lehtesoni diten tuaj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X