A mundem te ushqej me gji gjate shtatezanise?

0 0

Gjidhënia mund të rritë rrezikun për abort ose lindje të parakohshme, mund të shkaktojë mungesë elementësh për ogranizmin e nënës, mund të ngadalësojë rritjen e fetusit, e shumë thënie të tjera mund të dëgjojmë në lidhje me ushqyerjen me gji gjatë shtatëzanisë.

Sipas ekspertëve të laktacionit këto nuk janë aspak të vërteta, por bëhet fjalë për supozime të bëra nga operatorët e shëndetit, t cilët gjithsesi nuk kanë asnjë provë të dokumentuar në lidhje më atë që thonë”, shprehet Riccardo Davanzo neonatolog dh ekspert laktacioni ne spitalin Burlo Garofolo të Triestes.
Gjidhënia nuk i heq elemente trupit të nënës
Është e vërtetë që gjatë shtatëzanisë rritet nevoja për disa element të caktuar, por nëse nëna e re ushqehet shëndetshëm dhe në mënyrë të ekuilibruar, pa ndjekur dieta apo ushqyerje të limituar, organizmi i saj mund të krijojë rezerva të elementëve të nevojshëm, në sasi të nevojshme për një shëndet të mirë të fëmijës, fetusit dhe gruas.
Fetusi rritet normalisht
Duhet të hiqni edhe frikën se fetusi nuk do të rritet dhe zhvillohet në mënyrën e duhur, për shkak të prodhimit të qumështit. Edhe në këtë rast ushqyerja e mirë dhe e shëndetshme do të bëjë që fetusi të marrë zhvillimin e duhur.
Fëmija që ushqehet me gji
Në momentin që nëna është sërisht shtatëzanë ka shumë mundësi që fëmija të ketë filluar edhe ushqyerjen me ushqime të ngurta, dhe për këtë arsye qumështi i nënës zë një vend më të vogël në ushqyerjen e tij. Fëmija merr nga ushqimet e ngurta një variacion shijesh dhe elemntësh shumë të nevojshëm për rritjen korrekte të tij. Ndërkoë, është normale që nëna të pyesë veten nëse hormonet që tashmë janë në nivele të larta mund ta dëmtojnë ose jo fëmijën. Edhe në lidhje me këtë mund të themi se hormone e njeriut janë shumë pak prezente në qumësht, sasi të cilat nuk janë të dëmshme për fëmijën.
Gjidhënia nuk e rrit rrezikun për abort
Sipas disa teorive gjidhënia do të stimulonte kontraksionet e uterusit, të cilat mund të nxirrnin jashtë trupit embrionin. Sipas ekspertëve të laktacionit edhe kjo teori është e gabuar, dhe për këtë është kryer edhe një studim në të cilin kanë qënë objekt gratë shtatëzana që ushqenin me gji dhe që nuk ushqenin me gji. Rezultatet e këtij studimi kanë treguar se rreziku për abort midis këtyre dy kategorive ka qënë i njëjtë.
Përsa i përket lindjes së parakohsshme mund të themi të njëjtën gjë, pasi sipas ekspertëve thithja e gjirit është një stimul i pamjaftueshëm për të shkaktuar fillimin e proçesit të lindjes. Përjashtim mund të përbëjnë vetëm rastet kur gruaja është në trimestrin e fundit dhe tashmë ka filluar të ketë konraksione, të cilat mjeku i ka konsideruar si një faktor rreziku për lindje të parakohshme. Gjithashtu nëna duhet të ndërpresë ushqyerjen me gji nëse është duke mbajtur brenda vetes së saj më shumë se një fetus, gjë e cila e rrit natyrshëm rrezikun për lindje prematurë.

Lexoni dhe:A mund të ushqejmë fëmijën me gji ndërkohë që jemi me ethe?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X