A mundem ta perballoj nje femije?

0 0

Të kesh një fëmijë është diçka shumë e bukur, është lumturia më e madhe për çdo çift, për çdo familje, por shpesh kushtet ekonomike nuk janë në favor të kësaj dhe për këtë arsye çifti stepet para hedhjes së hapit të madh. Ndonjëherë pozita ekonomike nuk është e përshtatshme, por ndonjëherë mendojmë vetë ne se nuk është e përshtatshme dhe kështu dilema vazhdon. Që ta keni më të thjeshtë të përcaktoni nëse i keni apo jo kushtet e duhura për t’u bërë prindër ju kemi sjellë disa faktorë që duhet të merrni parasysh në lidhje me këtë.

Përcaktoni kursimet tuaja. Keni disa kursime të cilat mund t’i përdorni pas lindjes? Nëse jo jeni në gjendje të kurseni diçka për pas lindjes gjatë 9 muajve të shtatzanisë? Ato do të shkojnë për bebelinat, kopshtin, veshjet e me radhë në rast vështirësie.

E mendoni dy herë të qëndruarit në shtëpi. Pas lindjes nuk do të jeni më në gjendje të shkoni në punë. Mund të përfitoni shpërblimin mujor deri në 1 vit. A do të jetë i mjaftueshëm? Po nëse punoni, a do të jetë paga juaj në gjendje të mbulojë shpenzimet e çerdhes (para se fëmija të bëjë 1 vjeç). Do të mund të përballoni shpenzimet e familjes vetëm me të ardhurat e bashkëshortit?

Mendoni për pozicionin e punës. Do të mund ta rimerrni përsëri pas lindjes, apo pas lejes së lindjes 6-12 mujore?

Mendoni në lidhje me arsimimin e fëmijës. Kjo është dicka shumë e rëndësishme dhe për këtë arsye duhet të zgjidhet një kopsht i denjë, i cili sigurisht kushton më shumë se një kopsht “normal”. Atje fëmija juaj do të marrë bazat e edukimit, i cili fillon që në moshë shumë të vogël.

Sipas ekspertit të financave Jean Chatzky çiftet duhet t’i marrin patjetër në konsideratë këto kritere para se të sjellin në jetë një fëmijë.

Gjithashtu ju duhet te pyesni veten nese jeni apo jo gati per te hedhur kete hap duke qene se femija kerkon perkushtim te madh. Nese ne nje moment dyshoni se nuk do te jeni ne gjendje t’i jepni kujdesin e duhur do te ishte mire ta mendonit dy here ngjizjen e nje shtatzanie.

Lexoni edhe: Shtatzani e planifikuar apo jo?

A i lejoni te tjeret te puthin femijet tuaj?

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X