Karkalecat, a mund t’i konsumojme ne shtatzani?

0 0

Prodhimet e detit shpesh janë një prej nepseve më të shpeshta të gruas gjatë shtatzanisë dhe duke qënë se kjo është një periudhë delikate, duhet të tregohet kujdesi i duhur kryesisht në ushqim. Duke qënë se karkalecat janë një prej frutave të detit më të preferuara, lind vetvetiu pyetja:
A mund t’i konsumoj nëse jam shtatzanë?
Sigurisht që mund t’i konsumoni edhe pse bëjnë pjesë në kategorinë e prodhimeve të detit, ku shumë ushqime nuk rekomandohen të përdoren në shtatzani. Karkalecat mund të konsumohen, por duhet të jenë të pastruar mirë dhe të pjekur në mënyrën e duhur, pra nuk duhet të jenë krudo. Një ushqim që duhet të eleminoni në shtatzani është peshku ton dhe peshku shpatë, pasi përmbajnë sasi të mëdha mërkuri dhe mund të dëmtojnë fëmijën. Ashtu si karkalecat në shtatzani mund të konsumohen edhe kallamarët dhe llojet e tjera të peshkut që nuk ka përmasa të mëdha, mjafton që asnjë prej tyre të mos jetë krudo.
Cilat duhet të evitojmë?
Ashtu siç e thamë edhe më sipër, duhet të eleminoni peshkun krudo nga dieta juaj, molusqet (midhje, vongole, irriqat e detit), arragostën dhe karkalecat krudo, kjo pasi mund të transmetojnë viruse që shkaktojnë probleme intestinale, që mund të shoqërohet me të vjella, të përziera, diarre, temperaturë dhe krampe të forta. Nëse këto të fundit do të jenë të gatuara mirë do të jenë një burim shumë i mirë proteinash dhe mineralesh, të cilat përmbajë gjithashtu edhe shumë pak yndyrë dhe treten shpejt.
Peshku i pjekur mirë është gjithashtu edhe një burim shumë i mirë hekuri dhe acidesh yndyrore, dhe studime të ndryshme kanë provuar se peshku në shtatzani është një burim shumë i çmuar elementësh të shëndetshëm.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X